E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më me rëndësi, shtoi ai, është që Greqia fqinje ta përmbajë stabilitetin e vet ekonomik dhe financiar që të mundet të kontribuojë për tregtinë dhe stabilitetin në rajon.
Maqedonia mirėpret ndihmėn amerikane pėr kontestin e emrit








- Maqedonia nuk ak asgjë kundër rritjes së interesit të SHBA-së dhe të administratës në lidhje me bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi sot kryetari i Komisionit të kuvendit për politikë të jashtme dhe siguri Antonio Milloshoski, i cili deri në zgjedhjen e Qeverisë së re është edhe ministër i Punëve të Jashtme, i pyetur që ta komentojë deklaratën e sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton të dhënë para përfundimit të vizitës së saj në Athinë.

"Bëjmë përpjekje konstruktive serioze që të mundësojmë komunikim sa më të madh politik dhe mirëbesim të ndërsjellë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Presim që në të ardhmen përpjekjet e këtilla të vazhdojnë dhe njëkohësisht ta fitojnë edhe mbështetjen e KB-së si një kornizë tashmë të vendosur e bashkëpunimit dhe në çdo rast presim nga Athina zyrtare edhe në këto momente të vështira ekonomike të arrijë të tregojë pragmatizëm më të madh në qasjen drejt vetë çështjes", theksoi Milloshoski.

Më me rëndësi, shtoi ai, është që Greqia fqinje ta përmbajë stabilitetin e vet ekonomik dhe financiar që të mundet të kontribuojë për tregtinë dhe stabilitetin në rajon.

"Në interes të Maqedonisë është që Bashkimit Evropian të arrijë sukses me këtë ndihmë ta nxjerrë Greqinë nga kriza financiare në të cilën u gjend për shkak të papërgjegjësive paraprake në sistemin e tyre", tha Milloshoski pas takimit me Xhon Hajd, deputet nga Australia Perëndimore.

Sekretarja amerikane të Shtetit, Hilari Klinton deklaroi se ka gjasa për zgjidhje të kontestit për emrin e Maqedonisë, i cili i ngarkon marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës. "E theksojmë qartë se i mbështesim negociatat mes Shkupit dhe Athinës. Mendojmë se këto bisedime ofrojnë mundësi që të zgjidhjet kontesti", theksoi Klinton. Ajo shtoi se është e qartë që Maqedonia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk zgjidhet ky problem dhe e fton Greqinë të tregojë gatishmëri për kompromis.

Publikuar: 22.07.2011 | 15:26
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime