Policët nuk i kanë besuar gruas, derisa ajo është detyruar ti bëj kurth kësaj krijese dhe të mbyllur në një shportë rrobash e ka çuar në rajonin e policisë.
Në Kinë është zbuluar një rracë e rrallë majmuni, i cili me sy të sgurdulluar, ka përhapur panik, pasi u konsiderua si alien, që kishte ardhur për vizitë nga një tjetër botë Mao Xiping, një shtëpiake kineze, vuri alarmin pasi e gjeti këtë krijesë të kequshqyer teksa vidhte tranguj në shtëpinë e saj në fshatin Gezhai në Kinën Qendrore.
Ajo njoftoi policinë duke i thënë se bëhej fjalë për një krijesë, që nuk e kishte parë ndonjëherë dhe që kishte fytyrë alieni, të cilit i kishte dhënë për të ngrënë pjeshka.
Policët nuk i kanë besuar gruas, derisa ajo është detyruar ti bëj kurth kësaj krijese dhe të mbyllur në një shportë rrobash e ka çuar në rajonin e policisë.
Menjëherë, ekspertët kanë nisur kërkimet për të zbuluar diçka më shumë rreth kësaj krijese që është rreth 45.7 cm e gjatë. Tjetër cilësi e kafshës është dobësia, aq sa sa i numërohen brinjët përtej shtresës së hollë të mishit.
Ndërkohë që gjatë kohës që ajo studiohej në një klinikë në provincën Henan, nuk pushonte së ngrëni pjeshka. Sidoqoftë duket se nuk bëhet fjalë për alien, por thjesht për një qenie që është një tip i veçantë majmuni.