Tashmë, ajo synon të notojë rreth 60 orë mes peshkaqenëve, meduzave të helmuar dhe problemeve atmosferike. Data e nisjes nuk është caktuar ende. Por kur gjithçka të jetë gati, Nyad do të hidhet në ujë e ndjekur megjithatë nga 22 ekspertë të disa sektorëve (mjekësor, psikologjik, oqeanor, meteorologjik).
Eshtë gjashtëdhjetë e një vjeç, por me sa duket nuk i ndjen. Notarja eksperte amerikane Diana Nyad, megjithëse nuk është më e re, po përgatitet për atë që është projekti i saj më i çmendur: të kapërcejë me not në kohë rekord ujrat, ku qëndrojnë peshkaqenët e gjatë 165,8 km, në një itinerar që duhet ta dërgojë nga Avana deri në Cayo Hueso të Floridas (rreth 103 milje).
Aventurën që do të ndërmarrë e ka konfirmuar vetë notarja, e cila ka saktësuar se e kishte provuar një mision të tillë edhe në vitin 1978, por atëherë dështoi.
Tashmë, ajo synon të notojë rreth 60 orë mes peshkaqenëve, meduzave të helmuar dhe problemeve atmosferike. Data e nisjes nuk është caktuar ende. Por kur gjithçka të jetë gati, Nyad do të hidhet në ujë e ndjekur megjithatë nga 22 ekspertë të disa sektorëve (mjekësor, psikologjik, oqeanor, meteorologjik).
Në vitin 1997, notarja australiane Susie Maroney, përshkoi një rrugë të tillë mes Havanës dhe Floridës në vetëm 24 orë, megjithatë ishte e mbrojtur nga një kafaz metalik anti-peshkaqenë, e tërhequr nga një barkë dhe sipas specialistëve, pikërisht lëvizja e krijuar në ujë nga motorri i varkës, e favorizonte në notimin e saj.