E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një 26-vjeçar, i cili pas lajmit për të shtëna armësh në këtë ishull ka shkuar me barkën e tij për të ndihmuar, ka thënë se në ujë ka numëruar të paktën 20 trupa të vdekur të të rinjve, në mesin e të cilëve kishte edhe 14-vjeçar.
Kaos nė ishullin Utoya, mbi 20 tė vrarė
Për fat të keq, duket sikur numri i viktimave në ishullin Utoya, afër kryeqytetit norvegjez Oslo mund të tejkalojë edhe numri 20. Ky është lajmi i fundit që u transmetua edhe nga televizioni CNN dhe disa agjencia lajmesh.

Derisa në filim flitej për katër, pesë e dikur për dy të vrarë të rinj në këtë ishull, ku po mbahej kampi i rreth 700-800 të rinjve socialdemokratë norvegjezë, tashti, në bazë të një dëshmie druhet për mbi 20 të vdekur.

Një 26-vjeçar, i cili pas lajmit për të shtëna armësh në këtë ishull ka shkuar me barkën e tij për të ndihmuar, ka thënë se në ujë ka numëruar të paktën 20 trupa të vdekur të të rinjve, në mesin e të cilëve kishte edhe 14-vjeçar.

Dyshohet se këta janë mbytur gjatë përpjekjeve të tyre për të ikur nga ishulli me not. Policia, ndërkaq, nuk ka dashur t’i komentojë pohimet e tilla. Por, megjithatë, në një prononcim të fundit për medie tha se numri i të vrarëve të rinj është 9-10 veta.

Në ndërkohë prindërit e të rinjve që kanë qenë sot në ishullin Utoya po tubohen në afërsi të ishullit, që tashti është nën kontrollin e policisë. Prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjeve të të rinjve presin në ankth lajmet më të reja.

Ekipet shpëtimtare ende nuk po mund të arrijnë deri te të gjithë të plagosurit, pasi njësitë kundër mjeteve shpërthyese janë duke e hetuar terrenin. Kjo bëhet për shkak se dyshohet që në këtë kamp ka bomba të fshehura që mund të shpërthejnë. Deri tashti nga ishulli janë evakuuar 17 të ri të plagosur, të cilët janë vendosur nëpër spitale.

Sulmuesi në ishull ka qenë i veshur me uniformë policore dhe i pajisur me nj revole dhe një pushkë. Sipas dëshmive të para ai ka filluar të shtijë në grupin e madh të të rinjve.

Të dhënat jo zyrtare flasin për një të arrestuar nga ana e policisë. I dushuari është një bon, i gjatë afër 1.9 metra dhe ka folur në gjuhën norvegjeze.

Ueb faqja norvegjeze aftenposten.no raportoi më herët se prindërit e të rinjve që ishin në konventën partiake në Utoya, rreth orës 17:30 kanë marrë porosi në telefona mobilë se dikush do të shtijë në të rinjtë. Pas kësaj shpërtheu paniku, prindërit thërrisnin fëmijët e tyre, kurse këta përpiqeshin të iknin nga ishulli duke notuar.

Nëna e një 14-vjeçari që ishte në Utoya, konfirmoi se ka parë mjaft të rinj në përpjekje për të ikur nga ishulli duke notuar drejt bregut. Një anije që i kishte sjellë të rinjtë në këtë ishull ishte zhdukur pa gjurmë.

Kryeministri Jens Stroltenberg ka planifikuar që sot të arrinte në këtë ishull për t’u takuar dhe biseduar me të rinjtë socialdemokratë.

Policia raporton se situata në kamp është kritike. Atje janë dërguar shumë policë dhe disa helikopterë.

Publikuar: 23.07.2011 | 04:42
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime