Pas sulmeve, policia ka arrestuar vrasësin 32 vjeçar më kombësi norvegjeze Anders Behring Breivik. Atentati në afërsi të kryeministrisë ka shkaktuar vdekjen e 7 personave, ndërsa 80 persona kanë vdekur në ishullin Otoy.
Së paku 91 persona janë vrarë dje në dy atentate në Norvegji. Njëri në afërsi të ndërtesës së kryeministrit norvegjez dhe tjetri në ishullin Otoy ku ishin mbledhur të rinjtë e Partisë Laburiste.
Atentati në afërsi të kryeministrisë ka shkaktuar vdekjen e 7 personave, ndërsa 84 persona kanë vdekur në ishullin Otoy, njfton Reuters.
Vrasësi është norvegjez
Policia norvegjeze konfirmoi zyrtarisht se ka arestuar atentatorin i cili ka kryer dy aktet teroriste.
Nuk mund të themi nëse ka edhe bashkëpunëtor dhe ndihmës, deklaroi zëdhënësi i policisë së Oslos Runar Kvernen i cili atentatorin e cilësoi si adhurues i partisë së ekstremit të djathtë.
Maniaki thotë së i krishterë dhe konservator
Vrasësi 32 vjeçar më kombësi norvegjeze Anders Behring Breivik në profilin e tij në facebook ka shkruar se është i krishterë dhe konservator dhe se i pëlqen gjuetia dhe video-lojrat "World of Warcraft" dhe "Modern Warfare 2" dhe se jeton në Oslo, njofton YllPress.com
Gënjeshtra pohimet për sulme të radikalëve islamik
Mbrëmë shumë media publikuan lajmin se organizata islamiste Mbështetësit e Xhihadit Global, që autoritetet e lidhin me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed, kanë marrë përgjegjësinë e sulmeve, mirëpo për disa orë janë konfirmuar se janë gënjeshtra.
Kryeministri i Norvegjisë: Nuk do të na e shkatërroni demokracinë
Kam një këshillë për ata që na kanë sulmuar. Ky është mesazh nga e gjithë Norvegjia. Nuk mund të shkatërroni demokracinë tonë, deklaroi kryeministri norvegjez pas sulmeve terroriste.