Ndërkohë po më datë 19 korrik, kryetarja e Delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili u dërgua në Shqipëri për të monitoruar nga afër zgjedhjet e 8 majit, Hana Richtermocova, ka vlerësuar si pozitiv, misionin e
Kongresit në Shqipëri.
Gjergji Mima
- Kjo javë ka shënuar një sërë ngjarjesh të rëndësishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku evenimentimkryesor ishte takimi i tretë i Këshillit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në 19 korrik Këshilli i Stabilizim -Asociimit vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, ku me anë të një deklarate zyrtare, Këshilli vuri në dukje se historia e Shqipërisë në zbatimin e detyrimeve të saj sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në përgjithësi është pozitive dhe vlerësoi se Shqipëria ka arritur një farë shkalle në stabilitetin makroekonomik dhe do të jetë në një pozicion për të marrë përsipër detyrimet për anëtarësim në afat të mesëm në shumicën e fushave.
Në 19 korrik, pas takimit të 3-të të Këshillit të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për
Shqipërinë ku thuhej se, "konstatojmë me shqetësim se ka pasur polemika dhe polarizim mbi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, duke përfshirë edhe vendimin e fundit dhe arsyetimin nga Kolegji Zgjedhor". "Zgjedhjet në Tiranë treguan se kuadri zgjedhor duhet të reformohet", theksohej në deklaratë.
Ndërkohë po më datë 19 korrik, kryetarja e Delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili u dërgua në Shqipëri për të monitoruar nga afër zgjedhjet e 8 majit, Hana Richtermocova, ka vlerësuar si pozitiv, misionin e
Kongresit në Shqipëri.
Ne patëm mundësi jo vetëm për të kontribuar në vlerësimin dhe këshillimin e këtyre zgjedhjeve, por edhe për të mësuar se si autoritetet lokale dhe kombëtare në Shqipëri përpiqen për t'u integruar më mirë në Evropë dhe për të adaptuar kuadrin ligjor,
ndërkohë që mbajnë dhe karakteristikat e zhvillimeve lokale, tha Richtermocova.
Duke u ndalur te elementët pozitivë të këtij procesi, ajo përmendi progresin e bërë për të organizuar një proces elektoral efikas dhe përpjekjet për të bërë transparente procedurat e votimit.
Në 20 korrik, një ditë pas takimit të tretë të Këshillit Parlamentar të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të radhës së OSBE-së, ministrit të Jashtëm lituanez, Audronius Aubalis.
Në një deklaratë për shtyp, ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe opozitës që të rinisin dialogun politik dhe të ecin përpara me reformat.
"Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. U bëj thirrje qeverisë dhe partive opozitare që ta kapërcejnë
polarizimin dhe mosbesimin e thellë e t'i japin fund ngërçit politik në vend", theksoi ai në deklaratë.
Në 21 korrik në Tiranë u prezantua projekti prej 1.5 milionë eurosh i financuar nga BE dhe i zbatuar nga OSBE mbi regjistrimin e pronave të paluajtshme. Fonde shtesë për këtë projekt, i cili është programuar të përfundojë në 31 dhjetor 2011, janë dhënë nga qeveria e Greqisë (100 mijë euro), Republika çeke (50 mijë euro) dhe Zvicra (30 mijë euro).
Projekti, i cili u prezantua sot, ka për synim të kompletojë regjistrin e parë të pronës dhe të përditësojë regjistrin ekzistues për rreth 60 mijë prona në zonat bregdetare të vendit nga Palasë Gjoleka në veri deri në Xarrë. Kjo do ti sigurojë pronarëve tituj të
qartë pronësie dhe do të rrisë potencialin për investime në atë zonë.
Projekti përfshin gjithashtu shenja të reja rrugore të instaluara në Sarandë, Selenicë dhe Armen, si dhe shenja që do të instalohen së shpejti në gjashtë zona të tjera (Golem, Qendër Vlorë, Orikum, Lukovë, Delvinë dhe Dhiver) me një kosto prej 103 mijë eurosh.
Në 21 korrik ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzynska, paraqiti në një konferencë për shtyp, në qendrën e Informimit
Evropian, prioritetet e Presidencës polake në BE për periudhën deri në fund të këtij viti.
Tatarzynska theksoi se Presidenca polake mbështet aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, për anëtarësimin në BE. "Zgjerimi i BE-së është në interesin e vendeve kandidate", tha ajo.
Përsa i përket përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në BE, Tatarzynska tha se "si rezultat i bisedimeve, Shqipërisë i janë dhënë 12 prioritete kyçe. Që t'i përgjigjesh këtyre 12 prioriteteve është një punë e përbashkët dhe kolektive dhe një punë e madhe. Procesi i
integrimit në BE kërkon një devotshmëri". Përsa i përket situatës politike në vend Tatarzynska tha se "të gjithë po presim raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 8 majit dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të vlerësojmë saktësisht situatën".
Në 21 korrik, trojka e ambasadorëve në Shqipëri, i BE-së Ettore Sequi, i OSBE-së, Eugen Ëollfarth dhe zv/ambasadorja eSHBA-së, Deborah Jones kanë ripërsëritur apelin për klasën politike shqiptare për rikthimin e dialogut dhe angazhimin në proceset integruese të vendit.
"Palët politike duhet të angazhohen në dialog dhe të punojne për integrimin e vendit", është shprehur Sequi. Ai ka ftuar partitë politike të angazhohen në përgatitjen e reformës zgjedhore.
Të njëjtin apel ka bërë edhe zv/ambasadorja e SHBA në Tiranë, Deborah Jones, e cila ka theksuar se SHBA dhe BE mbështesin Shqipërine në përpjekjet e saj për integrim.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, gjithashtu theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut politik në të mirë të interesave të vendit.
Në 22 korrik zyra e BE-së në Shqipëri përuroi Stacionin e Policisë Kufitare në Pogradec dhe Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht. Gjatë përurimit të këtyre objekteve, ambasadori i BE, Ettore Sequi theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një nga 12 Prioritetet e BE-së për Shqipërinë.Sipas zyrës së shtypit të BE në Tiranë, "këto përurime janë vetëm 2 shembuj të arritjeve të ndihmës prej 6 milion eurosh të Bashkimit Evropian për të përmirësuar menaxhimin e kufijve të Shqipërisë". Shqipëria ka tani 10 pika të reja të kalimit kufitar dhe 17 stacione të policisë kufitare të rinovuara.