Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar apo për dëme materiale nga tërmeti i sotëm, sikundër që nuk është dhënë as paralajmërimi për cunami.
- Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore, rajonin e njëjtë që u shkatërrua nga tërmeti masiv dhe cunami i muajit mars të këtij viti.
Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar apo për dëme materiale nga tërmeti i sotëm, sikundër që nuk është dhënë as paralajmërimi për cunami.
Tërmeti kishte fuqinë e 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqendra e tij ishte 36 kilometra nën det, në Oqeanin Paqësor, 414 kilometra në verilindje të Tokios, në rajonin e njëjtë ku më shumë se 22 mijë vetë u mbytën apo u zhdukën pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.