Sipas mediave norvegjeze, Anders Breivik Behring frekuentonte ambiente ekstremistësh dhe kishte të regjistruara në emrin e tij dy armë, përfshi një automatike, ndoshta ai me të cilin hapi zjarr ndaj 600 të rinjve laburistë.
Trup lartë, biond, beqar. Ky është në pamje të parë Anders Breivik Behring, 32 vjeçari norvegjez, përgjegjësi i masakrës në ishullin Utoya, fundamentalist i krishterë i afërt me të djathtën ekstreme ksenofobiste.
Disa nga mesazhet e postuara në internet -tregon policia,-të lënë përshtypjen se 32 vjeçari kishte ide të djathta dhe anti-myslimane, por megjithatë, është ende shumë herët të thuhet se kjo ka qenë arsyeja e tij e sulmit.
Sipas mediave norvegjeze, Anders Breivik Behring frekuentonte ambiente ekstremistësh dhe kishte të regjistruara në emrin e tij dy armë, përfshi një automatike, ndoshta ai me të cilin hapi zjarr ndaj 600 të rinjve laburistë.
Një mik i tij, i intervistuar nga gazetat, tregonte se 32 vjeçari i arrestuar tashmë, i kishte shfaqur që në moshën 20 vjeçare bindjet e tij të djathta.
Ai madje merrte pjesë rregullisht në forume on line, ku ekspozonte fuqishëm idetë e tij nacionaliste. Në rrjetet sociale Twitter, 32 vjeçari kishte shkruar se kishte punuar për Partinë e Progresit, në forumet rinore e deri edhe në kabinetin e kryetarit.
Ndërsa në Facebook, 32 Anders Breivik Behring e përshkruante veten si konservator, të krishterë, beqar, i interesuat për gjueti vajzash. Sipas mediave, vrasësi i dyshuar është pronar i një ferme në rajonin Heidmark, ku ishte transferuar një muaj më parë duke e lënë kryeqytetin norvegjez.
Aludohet se këtu, ai mund të ketë pasur mundësi blerjen e plehut të nitrat amonit, përbërës në eksplozivët që gjeti policia.
Antentatori psikopat
Politikanët, ekspertët e anti-terrorizmit, gazetarët dhe gjithë njerëzimi ende pyet nëse sulmet në Oslo ishin terroriste, të organizuara nga grupe të mirëfillta, apo thjesht akte dhune nga një psikopat lunatik, që mund të përmblidhen në suazat e vrasjes masive.
Anëtari danez i parlamentit evropian Morten Messerschmidt komenton:
Ajo çfarë mendoj, është se në dukje, aktet janë kryer nga një psikopat lunatik dhe jo nga një rrjet terrorist.
Kemi pasur raste, kur kemi parandaluar sulme të grupeve terroriste dhe islamike. Por është akoma më e vështirë të ndalësh sulme lunatike. Nga aq sa jemi informuar, edhe nga shërbimet sekrete, bëhet fjalë për një psikopat që ka vepruar i vetëm, deklaroi Morten Messerschmidt, eurodeputet danez.
Për Helge Luras, fakti që i dyshuari nuk është islamik, atëherë reagimi ka për të qenë më i qetë në popull dhe ndaj politikës në pushtet.
Fakti që autori është një etnik norvegjez nënkupton se reagimet mbi pasojat për shoqërinë norvegjeze janë më të pakta, se sa sikur autori të ishte ndonjë emigrant, apo sikur të ishte edhe ekstremist mysliman. Zërat do të ishin ndezur më shumë, dhe më pas do të kërkoheshin ligje më të rrepta, më shumë para për shërbimet e sigurimit etj, tha Helge Luras, Instituti norvegjez për marrëdhënie ndërkombëtare.
Kishte edhe nga ata ekspertë që deri vonë flisnin për sulme të organizuara. Sipas tyre, gjithçka ndokund përbën shënjestër sulmi për Al Kaidën. Si motiv të sulmit cilësoheshin përfshirja e Norvegjisë në operacionet e NATO-s në Libi dhe Afganistan. Edhe Gadafi pat paralajmëruar se do ti kundërpërgjigjej Evropës me sulme.
Ekspertët bënë gjithashtu edhe lidhjen me karikaturat e profetit Muhamed nga një gazetë norvegjeze, por edhe me premtimet e Al Kaidës, në vitin 2003, nga ai që sot është shef i këtij rrjeti terrorist. Megjithatë, vetëm në një çështje bëhen bashkë të gjithë analistët.
Vende si Norvegjia, Suedia, Holanda dhe Danimarka janë shënjestra të lehta për terroristët, për shkak se vendet skandinave prej kohësh testonin vlera liberale. Kështu, shpërthimet në Norvegji janë sinjal i fundit të Evropës paqësore.