Jennifer kishte mësuar për këtë aferë dhe kishte dashur ta braktisë, por ai i ishte gjunjëzuar duke e lutur që tia japë edhe një shans dhe ia kishte mbushur mendjen.
Ditëve të fundit vazhdimisht dalin informata të reja rreth çiftit tani të ndarë Jennifer Lopez-Marc Anthony dhe lajmi më i ri është ai për tradhtinë e Marc-ut me femra tjera.
Mediet amerikane shkruajnë se këngëtari latin në vitin 2009, kishte një aferë seksuale me një stjuardesë gjatë një fluturimi privat.
Jennifer kishte mësuar për këtë aferë dhe kishte dashur ta braktisë, por ai i ishte gjunjëzuar duke e lutur që tia japë edhe një shans dhe ia kishte mbushur mendjen.
Mirëpo, thuhet se ai sërish e kishte tradhtuar me femra tjera dhe Jennifer në fund kishte vendosur përfundimisht ta braktisë.