E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Daçiq në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti” ka deklaruar se brenda Bashkimit Evropian ekziston një grup shtetesh, që në këmbim të dhënies së statusit të kandidatit, dëshiron që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Daēiq frikohet nga njė “Stuhi” e mundshme nė Kosovė
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se në vitet e ardhshme duhet pritur presione edhe më të mëdha ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se për këtë arsye – sipas tij – duhet filluar bisedimet për përcaktimin e kufirit.

Daçiq në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti” ka deklaruar se brenda Bashkimit Evropian ekziston një grup shtetesh, që në këmbim të dhënies së statusit të kandidatit, dëshiron që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se nëse ky do të jetë kusht, atëherë Serbia duhet të heqë dorë nga ky anëtarësim. “Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë për të pasur një tretman të barabartë më shtetet tjera që dëshirojnë të hyjnë (në BE). Nëse dikush nuk dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, duhet ta themi hapur – nuk ju duam dhe pikë”, ka thënë Daçiq.

I pyetur ndërkaq nëse politika shtetërore e Serbisë – se Evropa nuk ka alternativë – ka hyrë në rrugë pa krye, Daçiq ka thënë se “Hagë nuk ka më, mirëpo duket qartë se tensioni rreth Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë”.

“Në vitet e ardhshme duhet pritur presione edhe më të mëdha që të njohim pavarësinë e Kosovës, dhe se për këtë arsye duhet filluar bisedimet për përcaktimin e vijës kufitare”, ka thënë Daçiq. Ai po ashtu ka shtuar se “nuk ka më kë të flas për ndarjen e Kosovës”.

I pyetur ndërkaq, nëse ai nuk e përjashton as luftën në Kosovë, ministri serb ka thënë: “Frikohem nga integrimi i dhunshëm i veriut dhe të mos na përsëritet ndonjë “Oluja” (Stuhia – aksion i ushtrisë kroate për çlirimin e një pjese të Kroacisë që sundohej nga ushtria e policia serbe v.j). Për këtë arsye, Serbia duhet të bëjë çdo gjë për ta shpëtuar popullin e saj”. /Zëri/

Publikuar: 23.07.2011 | 18:53
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime