E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“I kapëm, e thirrëm policinë, erdhën organet e rendit, inspektorët, por një gjë që nuk më pëlqen është ajo që policia në vend që ti shaj ata fëmijët, ata qesheshin dhe përqafoheshin, u thonin mos u mërziteni, nuk është asgjë, nuk është dëm i madh”, kështu u shpreh Adil Gazafer, qytetar.
Vandalizėm nė Strugė, shkatėrrohen varrezat myslimane








Kur policia nuk arriti të bënte diçka, atëherë vetë qytetarët dolën në vendngjarje dhe kapën dy të rinj të cilët thyenin neonet ndriçues të varrezave myslimane në Strugë.

Gjatë dhjetë ditëve, kjo ishte hera e 8 që varrezat ishin shënjestër e akteve vandale. Brenda një kohe të shkurtër janë shkatërruar 130 neone dhe 150 pisha. Vetë qytetarët ishin organizuar për të bërë roje deri sa kanë kapur të rinjtë vandalë.

“I kapëm, e thirrëm policinë, erdhën organet e rendit, inspektorët, por një gjë që nuk më pëlqen është ajo që policia në vend që ti shaj ata fëmijët, ata qesheshin dhe përqafoheshin, u thonin mos u mërziteni, nuk është asgjë, nuk është dëm i madh”, kështu u shpreh Adil Gazafer, qytetar.

Në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave, para kanë ofruar edhe mërgimtarët. Qytetarët bëjnë apel që vendet fetare të mos preken.
“Janë grumbulluar para nga njerëz në mërgim. Varrezat u rregulluan por për fat të keq, neonet thyheshin për çdo ditë. Jemi të revoltuar. Nuk është mirë të prishen varrezat, xhamitë, kishat”, tha Ruzhdi Osmanoski – qytetar.

“Pas dorëzimit në polici, të rinjtë janë marrë në pyetje në prani të avokatit. Neve nuk na thirrën të ishim të pranishëm. Shumë shpejt të rinjtë dalin duke qeshur nga stacioni policor. Edhe pse kërkuam procesverbal, policia nuk na dha. Kjo është absurde”, deklaroi Artam Veliu, BFI Strugë.

Nga BFI thonë se ndaj dy të rinjve do të ngrenë kallëzim penal. ALSAT pyeti në polici, dhe prej aty thanë se të rinjtë nuk e kanë kryer sulmin me tendencë, dhe nuk kanë lidhje me sulmet e mëparshme, ndaj nuk u pa e arsyeshme për ngritje të kallëzimit penal. Miki Trajkovski

Publikuar: 23.07.2011 | 20:17
Lexuar: 474 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime