BE është një realitet gjithmonë në evolucion. Procesi i gjatë i zgjerimit ska përfunduar ende për shtetet kandidate dhe kandidate të ardhshme si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi . Evropa e nesërme mund të radhisë mbi 40 shtete duke ngritur hipoteza edhe për skenarë akoma më ambicioze....
20 vjet nga heqja e Perdes së Hekurt
A e ka ndryshuar Evropën integrimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore?
Nga
Blerina Kushta
29 tetori i 2004 me firmën e tij shënon në Romë themelimin e Kushtetutës Evropiane. Ky Traktat nuk solli vetëm shtyllat e tregut të përbashkët, të politikës së jashtme e të sigurisë, të fushës së drejtësisë por edhe iniciativa integruese midis grupeve të vendeve anëtare.
Për këtë të fundit është folur shumë duke filluar nga politologët më të njohur, sociologët, mediat apo dhe qytetarët.
Konceptimi i identitetit evropian mbetet i rrethuar nga mendime antagoniste. Disa komentatorë e kanë argumentuar si nevojën e formimit të një identiteti të përbashkët evropian në mënyrë që të forcojë procesin e integrimit dhe të sjellë një gërshetim të shtresave të ndryshme social-kulturore.
Të tjerë e kanë artikuluar idenë e Evropës dhe identitetin e saj si një pjesë konkrete në funksion të shtetit-komb duke ditur se që pas traktatit të Westfalisë (1968) një nga pikat kyçe të Modernizmit evropian ishte sistemi i shtetit.
Procesi i integrimit është i bazuar në një grup shtetesh që mblidhen së bashku për të bashkëpunuar dhe jo vetëm. Ajo është gjithashtu një pikënisje dhe vazhdimësi e këtyre strukturave politiko-sociale dhe ekonomike. Ai duhet parë si proces dhe si projekt njëkohësisht.
Tre pikat që zhvillojnë këtë temë janë : njohja e diferencave dhe e shumëllojshmërisë, multikulturalismi dhe nënshtetësia. Kontinenti evropian karakterizohet nga cleavages etnike, socio-kulturore, fetare etj. Kalimi i këtyre barrierave u cel me krijimin e parametrave të bashkëpunimit në mënyrë që të arriheshin nivelet e familjes së madhe.
Sic e kishin parashikuar më parë Jean Monnet dhe Robert Schuman se si bashkëveprimi ekonomik do të mbaronte për tia lënë radhën politikës së bashkëpunimit dhe integrimit më pas ashtu edhe Bashkimi Evropian nënvizoi përfitimet e një organizate që promovon komunitetin dhe interesat e përbashkëta. Ky organizëm sot mbështjell mbi 27 shtete anëtare me mbi 500 milion qytetarë të shpërndarë nga Atlantiku e deri në kufijtë e Federatës Ruse.
BE është një realitet gjithmonë në evolucion. Procesi i gjatë i zgjerimit ska përfunduar ende për shtetet kandidate dhe kandidate të ardhshme si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi .
Evropa e nesërme mund të radhisë mbi 40 shtete duke ngritur hipoteza edhe për skenarë akoma më ambicioze si për shembull tërheqjen e atyre shteteve të cilat për arsye ekonomike apo politike nuk kane aderuar si Norvegjia, Islanda, Liktenshtejni ose shtete të tjera që kanë qënë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aty ku bashkëjetonin mbi 23 gjuhë pas 2004 u shtuan dhe ajo bullgare e rumune. Midis kësaj game skemi pse flasim për një homogjenizim të kulturave por një bashkim mes shume të veçantash.
Identiteti kolektiv është njohur nga të dy shkollat e mendimit klasik dhe kontemporan si një kusht i domosdoshëm për një vendim-marrje demokratike dhe për qëndrueshmërinë e regjimeve politike (Mill).
Një aventurë e madhe kjo e BE në forcimin e bashkëveprimit midis shteteve anëtare dhe në ushqyerjen e lidhjes ekonomike dhe politike. Në disa shtete anëtare të votosh do të thotë të lehtësosh integrimin, hyrjen në komunitet, të përmirësosh raportin me popullsinë autoktone.
Në disa të tjera me anë të "Affirmative Action" dmth me përcaktimin e kuotave në shkolla dhe universitete për qytetarët e huaj përkthehet si një ogur i mirë në strategjinë e integrimit. Duket se loja ka funksionuar përderisa janë evidentuar arritje të mëdha në fushën e përfaqësimit.
Një shembull i mire është Nyamko Sabuni e para ministre me ngjyrë në Stokholm apo në Londër ku një qytetare e lindur në Marok bëhet pjesë e "Chamber of Lords, për ta mbyllur me taoisten Anna Lo e cila është e para kineze deputete e Irlandës dhe e Evropës veriore.
Bashkimi Evropian ka ndërmarrë këto vitet e fundit politika kulturore duke i dhënë prioritet vendeve anëtare . Këto përparësi përqendrohen në tre lëmë kryesore : Arsimi shkollor dhe i lartë nën profilin e shkëmbimit midis nxënësve dhe mësuesve; Formimi profesional dhe shanset e barabarta; Promovimi i aktiviteteve ndërkombëtare.
Tashmë burimet dhe energjitë e këtyre politikave janë harmonizuar e punojnë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. BE nxit kështu në mënyrë të veçantë përvetësimin e gjuhëve të huaja, përftimin e kompetencave teknologjike, zhvillimin e aktivizimit social dhe aftësisë për të punuar në grup.
Projektet për mobilitetin ndërkombëtar të të rinjve si "Leonardo Da Vinci" apo "Socrates" si dhe programin "Erasmus" të cilat so bashku kanë si qëllim të arrijnë objektivat e lartpërmendur. Në vitin 1987 nisma Erasmus përfshinte 3.000 studentë ndërsa në 2000 mbi 111.000 vetëm nga fakultetet e gjuhëve të huaja, sot marrin pjesë 2199 institucione dhe 31 shtete. Bursat janë shtuar edhe për shtete të tjera midis tyre edhe Shqipëria ne kuadrin e fondeve të jashtme.
Të rinjtë kalojnë një periudhë nga 3 deri në 12 muaj në shtetin pritës për të vazhduar karrierën mësimore duke përftuar kështu jo vetëm një gjuhë të huaj dhe metoda të reja studimi por edhe bashkëjetesën në rezidenca me njerëz nga e gjithë bota si dhe përballen me mënyra të ndryshme të konceptimit të jetës.
Së fundmi Komisioni Evropian ka vënë në punë një program të ri të quajtur Lifelonging Learning Programme (LLP) qe do të mbulojë periudhën 2007-2013 e që mbledh gjithë degëzimet e programeve të përcjella më lart në një trung .
Dihet se të rinjtë mund të konsiderohen si barometri më i ndjeshëm i tendencave kulturore dhe e sistemit të vlerave. Sot pas 20 vjetësh nga heqja e Perdes së Hekurt të rinjtë tregojnë se si Evropa nuk është më një ëndërr, se si lindja me perëndimin bashkohen, lëvizin, udhëtojnë, shkëmbejnë mesazhe, vallëzojnë, përcjellin këngë, kompozojnë melodi, kridhen mes dijes së njëra-tjetrës, mblidhen si një tufë lulesh plot larmi.