Grupe të ndryshme të shqiptarëve në skandinavi kanë alarmuar për vajzën shqiptare, ndërkohë luten që Lejla të jetë shëndoshë e mirë
Në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e Norvegjisë në ishullin Outya, thuhet se është edhe një shqiptare nga Kosova, Lejla Selaci.
Indeksonline shkruan se lexuesit kanë njoftuar se në mesin e të zhdukurve në këtë ishull, mendohet të jetë edhe një shqiptare.
Lejla thuhet se ka qenë në Konventën e të rinjve në ishullin Outya.
Grupe të ndryshme të shqiptarëve në skandinavi kanë alarmuar për vajzën shqiptare, ndërkohë luten që Lejla të jetë shëndoshë e mirë.