E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo ishte 27-vjeçare. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen. Por mediet botërore kanë raportuar se këngëtarja, e cila debutoi në mënyrë maestrale, ka vdekur si pasojë e një kombinimi fatal të alkoolit dhe drogës. Në raportin e policisë shkruhet se shkaqet e vdekjes së saj ende janë të panjohura.
Amy Winehouse, zėri qė ndryshoi muzikėn soul dhe jazz








- Ajo shpesh herë ka luajtur me vdekjen. Por të shtunën e 23 korrikut, në orën 16:05 loja e saj mori fund. Amy Winehouse, diva e muzikës soul-jazz, e cila me shprehitë e saj vetëshkatërruese shpesh e la në hije talentin e veçantë muzikor, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në veri të Londrës.

Ajo ishte 27-vjeçare. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen. Por mediet botërore kanë raportuar se këngëtarja, e cila debutoi në mënyrë maestrale, ka vdekur si pasojë e një kombinimi fatal të alkoolit dhe drogës. Në raportin e policisë shkruhet se shkaqet e vdekjes së saj ende janë të panjohura.

Për herë të fundit ajo u pa në publik në fillim të javës, në shoqërinë e nunës së saj, Dionne Bromfield. Përderisa tinejxherja merrte pjesë në festivalin i-Tunes, Winehouse u kërkonte njerëzve të mbledhur që të blinin albumin e Dionnes.

Këngëtarja që u desh të lindte në vitet ‘60

Lajmi për ikjen e këngëtares të cilës shumë shpejt do t’i jepej epiteti i divës, ka tronditur botën.

Kritiku i xhazit John Aizlewood ka thënë se “bota nuk do të mund të gjejë një këngëtare e cila do ta plotësojë atë që ka dhënë Winehouse për muzikën”.

“Ajo është një këngëtare e cila është dashur të lindte në vitet ‘60, por dikush tjetër ka vendosur që magjinë e atyre viteve ta kemi edhe ne”, ka thënë ai.

“Nuk mund të marr frymë në këtë moment, po qaj me gjithë zërin. Kam humbur një nga shoqet më të mira”, ka shkruar në “Twitter”, Kelly Osbourne

Për aktoren Demi Moore, vdekja e Amyt është një lajm i trishtueshëm “Zemra ime është me familjen e saj”, ka shkruar Moore. Rihanna ka shkruar shkurt: “Jam vërtetë e mërzitur për këtë tash”. E për Lily Allen Cooper vdekja e Amyt “është diçka përtej mërzisë”.

“Nuk mbetet tjetër çfarë të thuhet. Ajo ishte një shpirt i humbur”, ka shkruar ajo.

Winheouse kishte thënë se gjithmonë ishte inspiruar pikërisht nga këngëtaret e viteve ‘60.

E në Kosovë janë të shumta këngëtaret që do ta gjenin inspirimin tek ajo.

Këngëtarja kosovare Teuta Kurti, të shtunën në mbrëmje po përgatitej që të performonte në një mbrëmje muzikore në Ferizaj. Lajmi për vdekjen e idhullit të saj e ka shokuar. Ajo ka thënë se do të këndonte këngët “You know I’m no good”e “Rehab” të Winehouse, njësoj siç e kishte planifikuar. Por që do të ketë një emocion ndryshe.

“Oooo, ka qenë këngëtarja më e preferuar imja”, ka qenë reagimi i Kurtit, me të marrë lajmin. Ajo thotë se e ka ditur që fizikisht shpejt do ta humbë idhullin e saj.

“U pa edhe në paraqitjen e saj të fundit në Beograd, që nuk e ka të gjatë”, ka thënë Kurti.

Pikërisht kryeqyteti serb në biografinë e saj do të mbetet si vendi i fundit ku ajo mbajti koncert. Më 18 qershor të këtij viti, ai qe koncerti i parë i turneut evropian me të cilin Amy provoi të rikthehej. Por paraqitja qe një skandal.
Amy Winehouse, zëri që ndryshoi muzikën soul dhe jazz

Doli e dehur në skenë dhe zhgënjeu afro 20 mijë veta. Turneu u ndërpre. Mobby, i cili mbajti koncert bashkë me të, bëri thirrje që Amyt i duhet urgjentisht ndihmë. E këtë e kishte bërë qysh më 2008 nëna e këngëtares së njohur kur kishte thënë se nuk do ta habiste aspak vdekja e parakohshme e së bijës.

'Tash një kohë të gjatë vajza ime ka probleme. E di që shumë shpejt mund të gjendet e vdekur. Po e vështrojmë se si dalëngadalë po vetëvritet”, kishte thënë Jane asokohe.

“Megjithatë, ajo, me gjithë skandalet e njëpasnjëshme, mbetet divë”, thotë Teuta Kurti.

Lajmi ka shokuar edhe rock këngëtaren tjetër kosovare, Linda Halimi. Njësoj, këngët e Winehouse kanë zënë vend në repertorin me të cilin Halimi është paraqitur “live” në mbrëmjet e saj muzikore. Këngët e saj i ka kënduar në një lokal të Prishtinës vetëm 12 orë para vdekjes së Amyt.

“Mbrëmë kam kënduar ‘Valerie’, e tash definitivisht do ta bëj versionin ‘Back to Black’”, ka thënë ajo.

Për Halimin, diva britanike e muzikës soul jazz, ka pasur karakter unik.

“Ka qenë e jashtëzakonshme, unike. Artistikisht ka qenë e paluhatshme me gjithë budallallëqet që i ka bërë në jetën private”, ka thënë Halimi.

Wihnehouse ishte e njohur për shumë konflikte me shumë këngëtare të pop - muzikës, pasi në paraqitjet e saj u drejtohej me “vajzat e Play Boyt”.

“Ka pasur aso që janë prekur… edhe mua personalisht më ka prekur… por e di që do të na marrë malli që një këngëtare si Amy të na drejtohej në atë mënyrë”, ka shkruar Mary J. Blidge në profilin e saj në Twitter pak orë pas lajmit për vdekjen e Amyt.

Fillet e karrierës...

Kur Winehouse sefte kishte dalë në skenë la pa mend kritikën e muzikës. Më 2003 me albumin e saj të parë “Frank”, fitoi pesë çmime “Grammy”. Fama u përhap rrufeshëm. Habiti botën me stilin e saj të jetës e të veshjes.

Me flokët të zeza e të ngritura lart mbi kokë me një stil që u bë mënyrë e re e modës së bashku me tatuazhet e “modës së vjetër” që personifikonin marinarët, ajo do të mbetet ikona e muzikës soul dhe jazz. Fama e goditi atëherë kur albumi i saj i parë, brenda një muaji arriti të shitej në mbi tre milionë kopje. Megjithatë ajo që atëherë kishte thënë se “nuk është vënë në kërkim të famës”.

“Jam vetëm një muzikante”, kishte deklaruar Amy për AP-në kur "Back to Black", doli në treg.

Bashkë me këtë mediet e tabloidet amerikane dhe britanike filluan të nxirrnin në shesh çdo gjë që bënte ajo.

“Më nuk jam duke u brengosur se kush jam, çfarë jam ose si duhet të jem… mediat më kanë shndërruar në diçka që nuk kam dashur të jem dhe tani ata më kanë në dorë”, kishte thënë Winehouse.

E lindur në vitin 1983 nga babai shofer taksie dhe nëna farmaciste ajo u rrit në periferi të Londrës ku edhe kishte nisur hapat e saj të parë në muzikë. Është pak e paimagjinueshme, mirëpo ajo në moshën 10- vjeçare kishte një hip-hop grup të quajtur “Sweet ‘n’ Sour”. Winehouse kishte thënë se ajo ka qenë përvoja më e mirë në jetën e saj.

Së fundi ndërpreu turneun për shkak të problemeve me varësinë nga alkooli dhe drogat. Edhe kënga e titulluar si emër albumi ka qenë ajo që e ka bërë atë që të “qëllohet” nga fama edhe më shumë.

“Mbijetesa” e saj në botën e showbiznesit ku çdo gjë është e egër, kishte vazhduar të bëhej çdo ditë e më e pamundur. Lidhjet e saj të pasuksesshme që në shumicën e kohës i kanë sjellë vetëm telashe i kishin mbushur asaj mendjen që të fillojë të shkruaj. Por në këtë gjë, ashtu siç edhe e kishte pranuar ajo vetë, kishte dështuar.

Fama e saj ishte në kulm pas albumit të vitit 2006 kur ajo filloi të bashkëpunojë me Mark Ronson dhe Salaam Remi me të cilët ka krijuar shumë hite të ndryshme që ishin bërë në vitet ‘60. “Little Rich Girl” një remake nga “The Specials” kishte bërë kritikën që të thotë se “Amy e këndon njëqind herë më mirë sesa vetë grupi këtë këngë”.

Megjithatë, këngët si “Valerie”, “Fuck me pomps”, “You know im not good”, “Tears Dry on their own”, “Stronger than me”, “Just friend” së bashku me “Love is a losing game”, “Rehab”, “Me and Mrs Johns” dhe shumë të tjera do të mbesin si margaritarët e muzikës jazz.

Publikuar: 24.07.2011 | 15:39
Lexuar: 612 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime