Tash mund të quaj veten kampione të Evropës", ka thënë Neziri, shkruan "Yle.fi" të shtunën. "Babai më ka telefonuar dhe më ka motivuar para garës. Po ashtu edhe trajneri më ka thënë që të jem maksimalisht e koncentruar".
Atletja me origjinë kosovare, Nooralotta Neziri, ka fituar medaljen e artë Evropianin për juniore të shtunën në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn.
Neziri 18-vjeçare, ka dalë fituese në garën 100 metra me pengesa, pasi në garën finale arriti kohën më të shpejtë, 13.34 sekonda, që është rekord personal i saj. Ajo në finale triumfoi para norvegjezes Isabelle Pedersen (13.37) dhe ruses Ekaterina Bleskina (13.47).
"Unë gati nuk humba në fund. E pashë që Pederseni ishte shumë afër. Por, dhashë maksimumin në metrat e fundit dhe jam e lumtur. Unë kam vendosur rekord dhe ishte mjaftueshëm për fitore.
Tash mund të quaj veten kampione të Evropës", ka thënë Neziri, shkruan "Yle.fi" të shtunën. "Babai më ka telefonuar dhe më ka motivuar para garës. Po ashtu edhe trajneri më ka thënë që të jem maksimalisht e koncentruar".
Nooralotta ka lindur në Turku të Finlandës, nga nëna finlandeze dhe babai shqiptar. Babai i saj quhet Basri Neziri.
Ajo ishte vlerësuar favorite për të fituar titullin e Evropës, mirëpo të premten në garën gjysmëfinale regjistroi vetëm kohën e tretë më të shpejtë, pas Pedersenit dhe Bleskinas.
Neziri vitin e kaluar në Botërorin për juniore, që u mbajt në Moncton të Kanadasë, zuri pozitën e pestë. Edhe në vitin 2009 në Botërorin e mbajtur në Bressanone, kishte zënë pozitën e pestë.
Neziri vlerësohet ndër atletet më të talentuara në Finlandë dhe ndër talentet më të mëdha të garave të sprintit në Evropë. Ajo është mjaft e shpejtë edhe në 100 metra vrapim - koha më e mirë e saj është 11.93 sekonda.
Kampionati Evropian i atletikës për juniore nisi më 21 korrik, ndërsa përfundon të dielën.