Një X i madh si sinonim i edicionit të dhjetë në ekran ka qëndruar vetëm disa sekonda përderisa organizatorët nuk i kanë rezervuar vetes ndonjë fjalim. Drejtorit ekzekutiv i festivalit, Aliriza Arenliu ka thënë se kjo është bërë me një qëllim.
Të shtunën mbrëma në Prizren ka filluar edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Dokufest.
Gjatë gjithë ditës së shtunë Prizreni ka funkcionuar si orkestër e madhe ku secili prej njerëzve e ka ditur rolin e vet. Numri dhjetë ka qenë kryesori në Prizren. Flamuj të vendosur në gjithë qytetin, posterët e mëdhenj me domethënien e numrit 10 ka qenë fytyra e Prizrenit.
Mikiste Boloni, një njëzet e pesëvjeçar nga Italia i cili studion regjinë e filmit ka qenë njëri ndër personat të cilët kanë ardhur në Prizren këtë javë.
Është hera e dytë që vij. Kam qenë edhe vitin e kaluar dhe më ka pëlqyer shumë. Prandaj kam vendosur që të vij edhe këtë herë, ka thënë Boloni.
Qyteti i cili për një javë shndërrohet në vendin ku artistë nga e gjithë bota bëhen bashkë për të parë filma tek kinemaja mbi Lumbardh, në Kala ose te Lidhja e Prizrenit ka gumëzhirë të shtunën gjatë tërë ditës. Regjisor, aktor e personalitete të njohura të kinematografisë kanë zbarkuar në qytetin e lashtë. Të përcjellë nga vullnetarët e festivalit, ata fillimisht janë rehatuar në hotele apo shtëpi të e vjetra të qytetit e më pas janë bërë bashkë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Dokufest.
E ceremonia ka qenë po ashtu e veçantë. Viti jubilar nuk ka mundur të jetë sikur të tjerët. Një projektor i madh i vendosur në Kinemanë Lumbardhi në të cilën është shfaqur në retrospektivë moderne duke mos shfaqur pamje të filmave por vetëm fotografi të bazuara në traditë bashkë me lëshimin e disa balonave të bardhë në qiell, kanë qenë shenjat e hapjes solemne të festivalit.
Një X i madh si sinonim i edicionit të dhjetë në ekran ka qëndruar vetëm disa sekonda përderisa organizatorët nuk i kanë rezervuar vetes ndonjë fjalim. Drejtorit ekzekutiv i festivalit, Aliriza Arenliu ka thënë se kjo është bërë me një qëllim.
Po e festojmë dhjetë vjetorin dhe ky është një edicion jubilar. Prandaj kemi vendosur që të mos flasim fare organizatorët, ka thënë Arelnliu.
Hapjen e festivalit duke u prezantuar me emrat e tyre e kanë bërë katër vullnetarë të festivalit të cilët pasi janë prezantuar kanë thënë se Festivalin po e shpallim të hapur.
Rendi i është lënë projeksioneve për çka edhe ekziston festivali. FilmitNostalgia for the Light me regji të Patricio Guzman ka qenë ai që është shfaqur i pari në këtë edicion. Po të shtunën janë shfaqur edhe filmat Bogota Change, Marathon Boy, The pipe, Detorit ëild city dhe You dont like the truth.