E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shirok zhbllokon rezultatin në fundin e pjesës së parë ndërsa Guerrero mbyll gjithcka në gjysmën e pjesës së dytë, duke i dhënë sërish përfaqësueses së tij të njëjtin rezultat që kishin arritur edhe në vitin 1997.
Peruja fiton vendin e tretė nė Copa America









Peruja zë vendin e tretë në podiumin e Kupës së Amerikës pasi ka mundfur 4-1 Venezuelën, në garën për vendin e tretë e të katërt në stadiumin “Siudad de la Plata”.

Shirok zhbllokon rezultatin në fundin e pjesës së parë ndërsa Guerrero mbyll gjithcka në gjysmën e pjesës së dytë, duke i dhënë sërish përfaqësueses së tij të njëjtin rezultat që kishin arritur edhe në vitin 1997.

Mesfushori i Hamburgut del për momentin në krye të klasifikimit të golashënuesëve të këtij turneu me 5 të tillë.

Edhe pse me një lojtar më pak, Venezuela sulmon e mbyll peruanët në gjysmën e fushës së tyre dhe kjo iniciativë e tyre finalizohet me golin e vetëm të shënuar 11 minuta përpara përfundimit nga Arango.

Për të mos iu afruar përmbysjes së rezultatit, sërish Peruja del në sulm e shënon dy gola të tjerë me Guerreron, duke mbyllur gjithcka në 4-1.

Sot në mbrëmje zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Amerikës mes Paraguajit dhe Uruguajit, që do të transmetohet drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës DigitAlb, në orën 21:00.

Publikuar: 24.07.2011 | 16:16
Lexuar: 666 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime