E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kërkojmë turist, ndërsa ata mbyten në pluhur. Banorët reagojnë, por s’ka efekt. Nuk mund të dalin në ballkon, mbytemi në pluhur, nuk mund ti vendosim as rrobat”.
Papastėrtia nė Strugė, reagojnė banorėt dhe turistėt










Rrugë të paasfaltuara dhe të pandriçuara, mbeturina dhe qen endacak. Kështu sipas banorëve por edhe turistëve të anketuar duken pjesë të Strugës në vlugun e sezonit turistik.

Ata thonë se janë të brengosur edhe për sigurinë pasi në mbrëmje nuk ka ndriçim, ndërsa problem paraqesin edhe barishtet e larta me gjemba që gjenden gjithandej.

“Kur kalojnë makinat rrobat përlyhen. Duhet të asfaltohen rrugët dhe qyteti ti ngjaj një vendi turistik.

Kërkojmë turist, ndërsa ata mbyten në pluhur. Banorët reagojnë, por s’ka efekt. Nuk mund të dalin në ballkon, mbytemi në pluhur, nuk mund ti vendosim as rrobat”.

“Më pengon shumë sigurisht, unë nuk jetoj përherë këtu, vij për pushime verore se kam banesën time. Dhe ka 20 vjet që asgjë nuk është bë, është papastërti e madhe.

Shërbimi komunal nuk i ka kryer obligimet e veta të infrastrukturës, dhe kjo është një dëm i madh për një qytet siç është Struga ose siç pretendon të jetë Struga”, kështu u shpreh një turist nga Prishtina.

“Kjo rrugë është ndërtuar para 25 viteve. Ka shumë pluhur, ka shumë gurë dhe nuk mund të kalojmë nëpër të. Edhe për Strugën edhe për tërë Maqedoninë kjo është turp. Për çdo ditë na gënjejnë, nga komuna vetëm thonë se do të bëhet, do të bëhet”.

“Jetoj në Gjermani dhe atje gjëra të tilla nuk ka. Është shumë e parregulluar dhe e pahijshme e tërë Struga. Pasi që është vend turistik, duhet të jetë më e rregulluar.

E shihni se sa plehra ka, gjithashtu kemi frikë edhe prej qenve endacak, sidomos për fëmijët”.

“Katastrofë është. Gjithandej ka gropa. Kalo ku të duash, gjithkund ka gropa. Sidomos në relacionin prej tregut të qytetit në drejtim të semaforëve. Gjithandej është kaos”.

Por pretendimet e tilla hidhen poshtë nga Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai përmes telefonit tha për Alsat se që nga fillimi i vitit në tërë komunën janë asfaltuar dhjetëra rrugë, ndërsa po aq do të asfaltohen deri në fund të vitit, dhe se higjiena në qytet është në nivelin më të lartë. Miki Trajkovski

Publikuar: 24.07.2011 | 18:01
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime