Në lagjen Draçevë të Shkupit, në orët e mbrëmjes u zhvillua një tubim protestues kundër një vendimi të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e 306 nxënësve shqiptarë nga fshatrat që gravitojnë në komunën e Studeniçanit në shkollën e mesme Vëllëzërit Milladinovci që gjendet në këtë lagje.
Në lagjen Draçevë të Shkupit, në orët e mbrëmjes u zhvillua një tubim protestues kundër një vendimi të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e 306 nxënësve shqiptarë nga fshatrat që gravitojnë në komunën e Studeniçanit në shkollën e mesme Vëllëzërit Milladinovci që gjendet në këtë lagje.
I indinjuar nga ky vendim i ministrisë, organizatori i protestës Zoran Cvetanovski më kot tentoi të mblidhte banorët e lagjes që të solidarizohen me idenë e tij të cilën e quan Kauza për Draçevën, se në një lagje etnikisht maqedonase nuk duhet të mësojnë nxënës shqiptarë.
Në një Draçevë ku jetojnë 25 mijë maqedonas dhe vetëm 60 shqiptarë, të shpallet vendim me të cilin do të pranohen 306 nxënës shqiptarë, ndërsa 280 maqedonas, mendoj se me këtë na është shkelur nderi dhe krenaria kombëtare, deklaroi Zoran Cvetanovski, organizator i protestës.
Organizatori i zgjënjyer nga numri i vogël i përkrahësve, tentonte që me këngë me përmbajtje anti-shqiptare, të tuboj më shumë njerëz, por ishin vetëm adoleshentët ata që ishin kurioz të dijnë se çfarë po ndodh në lagjen e tyre. Cvetanovski thotë se mund të vij deri te incidentet ndëretnike nëse nuk tërhiqet ky vendim.
Kërkesa jonë kryesore është të anulohet shpallja, por në rast se Ministria nuk dëshiron ta tërheq shpalljen, tensioni do të rritet, shtoi Cvetanovski.
Më herët edhe drejtori i shkollës fillore të fshatit Studeniçan për Alsat u shpreh se nxënës të kësaj shkolle edhe më herët janë regjistruar në shkollën e mesme në Draçevë dhe asnjëherë nuk kanë hasur në probleme.
Ne si shkollë fillore kemi bashkëpunim me shkollën e mesme Vëllezërit Milladinovci që do të thotë se bashkëpunimi është në nivel. Fare hiq nuk kanë ndikuar këto spekulime të cilat janë paraqitur në opinion gjoja se maqedonasit kërkojnë që nxënësit shqiptar të mos regjistrohen në këtë shkollë, theksoi Letfulla Memedi, drejtor i SHF Naim Frashëri në Studeniçan.
Bëhet fjalë për 9 paralele të reja me mësim në gjuhën shqipe, 6 në drejtimin gjimnaz i përgjithshëm, 1 paralele drejtim i veterinarisë dhe 2 bujqësi. Edhe komuna e Studeniçanit kërkon ndërtimin e godinës së shkollës së mesme, ndërsa kërkesën e tyre e bazojnë në numrin e mjaftueshëm të nxënësve për të realizuar një projekt të tillë.
Naim Vrenezi