E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projektuesit e saj “Becker Architecten“ harmonizimin e hidrocentralit me dinamikën e e ujit e përshkruajnë kësisoj: “Hidrocentrali ndryshon njashtu si uji kur rrjedha e tij nga gjendja e qetë nis e shkumon dhe bëhet e egër kur takohet me turbinat para se të kthehet në qetësi duke gjeneruar energji“.
Gjermanėt e bėjnė hidrocentralin vepėr arti








Qyteza Kempten në jug të Gjermanisë është e njohor për rrugicat karakteristike, me sheshe klasike dhe bahçe tradicionale gjermane. Por karshi arkitekturës tradicionale, kjo qytezë tashti mund të mburret me një vepër të papritur arkitekturore, e cila është kryekëput bashkëkohore – hidrocentralin e ri të qytetit.

E përfunduar vitin e kaluar, hidrocentrali i ri e zëvendëson atë që ishte ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe ka fuqi që të furnizojë me energji elektrike 3 mijë shtëpi me 10,5 milionë kW/h. Ajo është larg asaj çfarë mund të pritej nga një projekt arkitekturor industrial. Ajo është një vepër arti, produkt i bashkëpunimit midis skulptorëve dhe inxhinierëve.

Teksa qëndron mbi lumin Iller, hidrocentrali shtrihet në formë të një sinusi të gjatë dhe kësisoj ka pamjen e një peshku i cili lëviz bishtin.

Projektuesit e saj “Becker Architecten“ harmonizimin e hidrocentralit me dinamikën e e ujit e përshkruajnë kësisoj: “Hidrocentrali ndryshon njashtu si uji kur rrjedha e tij nga gjendja e qetë nis e shkumon dhe bëhet e egër kur takohet me turbinat para se të kthehet në qetësi duke gjeneruar energji“.

Prapa strukturave të gërshetuara gjendet hapësira e cila është e vrazhdë, përderisa pllakat janë e kundërta e betonit të lëmuar mbi sipërfaqe. Brenda saj janë formuar disa qeli më të vogla të cilat stabilizojnë strukturën e jashtme. Po aty është edhe një hapësire me izolim akustik.

Gjatë ndërtimit të saj u është kushtuar rëndësi edhe vezëve të peshkut dhe për këtë ky shteg intrigues peshqish është bërë një segment estetik dhe logjik i projektit. Për vetë formën, arkitektët kanë thënë: “Përkundër dimensioneve të mëdha, është arritur një formë e diferencuar e cila, në njërën anë është një objekt më vete që shumë shpejt do të bëhet pjesë e hapësirës publike dhe përvojës së qytetit hidrocentral“.

Publikuar: 25.07.2011 | 10:22
Lexuar: 553 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime