IBM në tremujorin e dytë të këtij viti ka realizuar profit prej 3,66 miliardë dollarëve, respektivisht tre dollarë për aksion, për dallim nga tremujori i njëjtë i vitit të kaluar kur profiti i kompanisë arrinte 3,39 miliardë dollarë, respektivisht 2.61 dollarë për aksion.
- Kompanitë informatike amerikane "Interneshënël Biznis Mashins" (IBM) dhe "Intel" në tremujorin e dytë të këtij viti shënojnë rritje të neto profiteve në nivel vjetor prej tetë, respektivisht dy për qind.
IBM në tremujorin e dytë të këtij viti ka realizuar profit prej 3,66 miliardë dollarëve, respektivisht tre dollarë për aksion, për dallim nga tremujori i njëjtë i vitit të kaluar kur profiti i kompanisë arrinte 3,39 miliardë dollarë, respektivisht 2.61 dollarë për aksion.
Në periudhën e theksuar të ardhurat e përgjithshme të kompanisë janë rritur për 12 për qind në 26,7 miliardë dollarë, edhe pse analistët parashikojnë që ai të arrijë 25,25 miliardë dollarë.
Një përfaqësues i IBM deklaroi se rezultatet e këtilla financiare janë arritur falë "performancave tregtare të kompjuterëve dhe softuerëve" të kompanisë.
Njëkohësisht "Intel" realizoi profit prej tre miliardë dollarëve, respektivisht 54 për qind për aksion.
Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë janë rritur për 21 për qind në 13 miliardë dollarë, edhe pse parashikohej që ai të arrijë 12,83 miliardë dollarë.