E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sallë 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë e tij për vrasjet, por është deklaruar 'i pafajshëm', ashtu sikurse ka thënë edhe në momentin e arrestimit.
Monstrumi i masakrės norvegjeze: Unė vrava, por jam i pafajshėm






Në Oslo është zhvilluar seanca e parë e procesit në ngarkim të Anders Breivik, 32-vjecarit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së 93 njerëzve të pafajshëm në dy sulme të ndryshme, pak orë në distancë nga njëri-tjetri që tronditën jo vetëm Norvegjinë, por mbarë botën.

Gjykatësi Kim Heger ka konfirmuar arrestimin deri në 8 javë, ndërsa akuza ndaj Breivik, saktësisht është ajo e akteve terroriste.

Në sallë 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë e tij për vrasjet, por është deklaruar 'i pafajshëm', ashtu sikurse ka thënë edhe në momentin e arrestimit.

Ky person, që mediat e kanë krahasuar me një përbindësh, pretendon se ka bërë veprimin më të mirë të ndalur 'aleancën marksiste-islamike', duke theksuar edhe bindjet e veta ideologjike.
Monstrumi i masakrës norvegjeze: Unë vrava, por jam i pafajshëm


Babai: Nuk dija gje per tim bir

Nje ekip policesh norvegjeze kaloi disa ore ne shtepine e Jens Breivik, babait te njeriut qe shokoi vendin me vrasjen e me shume se 90 personave.

Burri, krejtesisht i shokuar, ka rrefyer se nuk kishte as idene me te vogel per bindjet e cuditshme te te birit dhe mbi te gjitha per ate qe po planifikonte. Perfshirjen e 32-vjecarit ne sulmet e renda te se premtes, ai vete e ka mesuar nga edicionet online te gazetave vendase, ku ka pare te shfaqej emri dhe fotografia e tij.

Jens Breivik eshte nje pensionist qe jeton ne France dhe me djalin e tij nuk ka patur kontakte qe prej 1995-es.

Ndalen kërkimet në ishull

Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.

Gazeta "Die Hamburger Morgenpost" bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.
Monstrumi i masakrës norvegjeze: Unë vrava, por jam i pafajshëm
Monstrumi i masakrës norvegjeze: Unë vrava, por jam i pafajshëm

Publikuar: 25.07.2011 | 16:11
Lexuar: 747 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime