Sipas ligjit për lustrim profesori për të cilin Komisioni ka konfirmuar se është kodosh, duhet të tërhiqet nga profesioni i profesorit, derisa për vendin e kryetarit në Organizatën jo qeveritare vendos Këshilli drejtues i organizatës.
Kryetari i Komisionit për lustrim Tome Axhiev ka thënë të hënën se rasti për të cilin është konfirmuar se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, është i pastër dhe nuk është politikisht i instrumentalizuar.
Axhiev nuk ka precizuar nëse bëhet fjalë për Vlladimir Millçinin, por ka thënë se disa herë kanë tentuar që dramaturgut tia çojnë vendimin, por kanë hasur në dyer të mbyllur.
Sipas ligjit për lustrim profesori për të cilin Komisioni ka konfirmuar se është kodosh, duhet të tërhiqet nga profesioni i profesorit, derisa për vendin e kryetarit në Organizatën jo qeveritare vendos Këshilli drejtues i organizatës.
Millçin ka demantuar pohimet për bashkëpunim me shërbimet duke thënë se, është ky një linç politik kundër tij. Mendoj se qëllimi i këtij sulmi nuk është Millçin, por fondacioni Shoqëria e Hapur, e cila është shtyllë e demokracisë. Mendoj se janë thyer shumë procedura dhe nuk është shqyrtuar dokumentacioni i plotë, ka qenë prononcimi i dramaturgut.
Millçin në konferencën për shtyp ka shpalosur detaje nga dosja e tij të cilën e ka marrë në pajtim me ligjin. Ai vetë e kanë ngritur dosjen, ndërsa ka pyetur edhe në MPB ku i është thënë se ka dosje për të, ku dhe ka pasur mbikëqyrje.
Nga përmbajtja e dosjes, ka ardhur në përfundim se ajo mbështetet në njerëz që kanë përgojuar për të, që sipas tij, ai ka qenë mjet i përpunimit operativ, e jo bashkëpunëtor.
Atij i është dërguar edhe një listë me tetë emra që e kanë formuar dosjen, por nuk ka dashur ti publikojë, pasi siç thotë, ka njeri të nëntë që është i mbrojtur, ndaj dhe nuk ka dashur ti sakrifikojë tetë të tjerët. Millçin shpreson se rasti i tij me lustrimin, do jetë i fundit, ndërsa ka thënë se do ti konsultojë ligjet që të shikojë çfarë mund të ndërmerr më tej.