Nuk ka dyshim se pjesët e gjetura në Oqeanin Atlantik i përkasin aeroplanit "Er Frans", i cili humbi të hënën, deklaroi mbrëmë në konferencën për shtyp në Rio de Zhanejro, ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Zhobim.

Flota ushtarak ajrore braziliane dje kumtoi se një aeroplan i tyre ka zbuluar pjesë nga një fluturake në Oqeanin Atlantik, në 650 kilometra në verilindje të ishullit Fernando di Noronia, për të cilat supozohet se janë të "Erbas A-330" të zhdukur të "Er Frans".
Zhobim deklaroi se bëhet fjalë për pjesë nga "sende metalike dhe jometalike", pa saktësuar për çfarë sende saktë bëhet fjalë.
"Kjo vërteton se aeroplani i "Er Frans" është rrëzuar në atë pjesë të Atlantikut, theksoi Zhobim.
Ai shtoi se deri më tani nuk është zbuluar asnjë trup i 228 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanit, i cili udhëtonte në relacionin nga Rio- de-Zhanejro për në Paris.