E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familjarët e tij kishin menduar se kishte vdekur pasi nuk mundën ta zgjonin nga gjumi i thellë të dielën. Ata kontaktuan morgun dhe ua dorëzuan atyre për ta bërë gati për ceremoninë mortore.
Zgjohet nė morg, tremb pėr vdekje punonjėsit







Një 50- vjeçarë nga Afrika Jugore është zgjuar në morg, ku ishte dërguar nga familjarët e tij pasi ata menduan se kishte vdekur.

Në momentin që e ka parë veten brenda një arkivoli 50- vjeçari ka ulëritur duke trembur për vdekje punonjësit të cilët në fillim menduan se ai ishte një fantazim.

Familjarët e tij kishin menduar se kishte vdekur pasi nuk mundën ta zgjonin nga gjumi i thellë të dielën. Ata kontaktuan morgun dhe ua dorëzuan atyre për ta bërë gati për ceremoninë mortore.

50- vjeçari qëndroi 24 orë brenda arkivolit të morgut përpara se të zgjohej i terrorizuar. Pas shokut të momentit dy punonjësit e morgut lajmëruan një ambulancë. Burri identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dërguar menjëherë në spital ku po kurohet për dehidratim.

Pas kësaj ngjarjeje qeveritarët bënë thirrje që të gjithë familjarët nuk duhet të vendosnin vetë nëse dikush kishte vdekur ose jo pa marr konfirmimin nga njerëz të specializuar. Duke ndjekur një traditë të tillë është e trishtueshme të mendosh se sa njerëz janë varrosur të gjallë në Afrikë.

Publikuar: 25.07.2011 | 21:14
Lexuar: 667 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime