E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se nuk është caktuar niveli i investimeve të obligueshme, por se "Nektar"i planifikon të investojë mjete financiare shtesë në zhvillim të pemëtarisë dhe prodhuesve lokalë të frutave në Slloveni, në zhvillimin e mëtejshëm të "Fruktal", si dhe në përhapje të saj në rajon.








- Kompania serbe "Nektar" e bleu "Fruktalin" slloven për 50 milionë euro, ashtu që do të bëhet një ndër investitorët më të mëdhenj në Slloveni, deklaroi drejtori nga Baçka Pallanka, Bojan Radun.

Ai theksoi se nuk është caktuar niveli i investimeve të obligueshme, por se "Nektar"i planifikon të investojë mjete financiare shtesë në zhvillim të pemëtarisë dhe prodhuesve lokalë të frutave në Slloveni, në zhvillimin e mëtejshëm të "Fruktal", si dhe në përhapje të saj në rajon.

Radun theksoi se marrëveshja me prodhuesin më të madh slloven të lëngjeve është nënshkruar dje pasdite.

Siç bëri të ditur sot gazeta sllovene "Finance" pronari i shumicës së "Fruktal", "Pivovarna Lashko" publikoi në Bursën e Lubjanës se për 93,73 për qind nga kapitali, kompania sllovene e "Nektar"-it do t'i paguajë 35,3 milionë euro.

"Nektar" i cili vlen si prodhuesi më i madh i lëngjeve të frutave në Serbi, është krijuar në vitin 1998 në Baçka Pallanka dhe është në pronësi qind për qindëshe të familjes Radun.

Publikuar: 26.07.2011 | 14:26
Lexuar: 545 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime