Në listën e 30 pasanikëve më të mëdhenj të cilët disponojnë me kapital prej 447 milionë levave (223,5 milionë euro), më i pasuri ka paraqitur të ardhura prej 30 milionë eurove, ndërsa më "i varfëri" vetëm 4,3 milionë euro.
Në Bullgari sipas deklaratave tatimore të paraqitura, ka 1.673 milionerë, që është gjashtëdhjetë herë më shumë sesa vitin e kaluar.
Deklaratat tatimore se gjatë vitit 2010 kanë realizuar të ardhura më të mëdha se sa një milion leva parashtruan 1.673 qytetarë, vitin e kaluar kanë qenë 28, ndërsa një vit më parë 87, shkruan gazeta e Sofjes "24 orë".
Milioner në Bullgari konsiderohet njeriu i cili posedon më tepër se një milion leva, gjegjësisht mbi 500.000 euro të holla në efektivë.
Në listën e 30 pasanikëve më të mëdhenj të cilët disponojnë me kapital prej 447 milionë levave (223,5 milionë euro), më i pasuri ka paraqitur të ardhura prej 30 milionë eurove, ndërsa më "i varfëri" vetëm 4,3 milionë euro.
Sipas anlistëve, "fajtor" më i madh për rritjen drastike të milionerëve në Bullgari është kriza ekonomike, pasi që një numër i madh i biznesmenëve për shkak të kësaj kanë qenë të detyruar ta shesin biznesin e tyre, ndërsa kapitalin e arritur ta paraqesin si tatim personal.
Në Bullgari sipas urdhërit të drejtorit të Drejtorisë tatimore, Krasimir Stefanov çdo milioner ka marrë konsulent të vetin.