E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Argjentina shihej si favorite për të fituar Kupën e Botës, jo vetëm se kishte në përbërje lojtarë si Lionel Messi, por edhe organizonte në vendin e saj turneun më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut.
Shkarkohet Batista si trajner i Argjentinės








Sergio Batista i ka dhënë fund aventurës së tij si trajner i Argjentinës, pasi është shkarkuar nga detyra, pas dështimit të skuadrës së tij në Kupën e Amerikës.

"Komisioni i ekipit kombëtar vendosi të zgjidhë kontratën me trajnerin Batista”- ka bërë të ditur zëdhënësi i Federatës Argjentinase të Futbollit Ernesto Bialo, ndërsa ka zbuluar se pasardhësi i Batistës në stolin e përfaqësues do të zgjidhet në ditët në vazhdim. Duke iu referuar mediave sportive në Argjentinë, tekniku i ardhshëm i dy herë kampionëve të botës do të jetë Alejandro Sabella.

Argjentina shihej si favorite për të fituar Kupën e Botës, jo vetëm se kishte në përbërje lojtarë si Lionel Messi, por edhe organizonte në vendin e saj turneun më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut.

Por të gjitha parashikimet u kthyen në një zhgënjm të madh për tifozët vendas që e panë skuadrën e tyre të eliminohej nga Uruguaji në çerekfinale, pas gjuajtjeve të penalltive.

Menjehërë pas kësaj humbjeje, kundër Sergio Batistës nisi një sulm kritikash, si ajo që kryqëzoi pararardhësin e tij Diego Armando Maradona pas dështimit të Botërorin 2010.

Në momentin e parë, trajneri refuzoi të jepte dorëheqjen, por aventura e tij në pankinën e kombëtares argjentinase ka përfunduar me prishjen e njëanshme të kontratës nga federata.

Publikuar: 26.07.2011 | 14:33
Lexuar: 328 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime