Prioritet e saj do jenë hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik dhe përvoja e saj e mëparshme për përballimin me sukses të sfidave të mëdha. Puna jonë do jetë afatgjatë. Puna me rininë do të jetë aspekt i rëndësishëm i nënkryetares së re,- u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në një dalje publike për mediat komunikoi emërimin e Jorida Tabakut në postin e nënkryetares së Bashkisë më të madhe të vendit.
Gjatë fjalës së tij, duke përmendur kredencialet dhe përvojën e nënkryetares së re, Basha theksoi se hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik si dhe puna me të rinjtë do të jenë prioriteti kryesor i Tabakut në katër vitet që vijnë.
Ajo që dua të theksoj është bindja ime se emërimi i saj në këtë detyrë është në përputhje me frymën e bashkisë, shërbimit ndaj qytetarëve dhe profesionalizmit, kam kënaqësinë që jo vetëm për shkak të historisë së origjinës së familjes Tabaku, por dhe kredencialeve të zonjës Tabaku shërbimi ndaj qytetarëve do të jetë primare.
Prioritet e saj do jenë hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik dhe përvoja e saj e mëparshme për përballimin me sukses të sfidave të mëdha. Puna jonë do jetë afatgjatë. Puna me rininë do të jetë aspekt i rëndësishëm i nënkryetares së re,- u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Nga ana e saj, nënkryetarja e re e bashkisë së Tiranës, duke shprehur mirënjohjen ndaj qytetetarëve për mundësinë që i dhanë, theksoi angazhimin se katër viteve të adhshme do të ndikojnë në jetën e kryeqytetasve për 100 vitet që do vijnë.
Falenderoj qytetarët për mundësinë që na dhanë. Portofoli që do drejtoj do jetë ambicioz, do të lidhet me punesimin dhe nxitjen e investimeve të huaja, sfidat e bashkisë. Në këto vite kemi parë ndryshme të mira në Tiranë, por ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuar. Tirana ështe qyteti im, jam e sigurt që ndryshimet që Tirana do ketë 4 vite do ndikojnë në jetën e tiransave për 100 vitet e ardhshme- u shpreh nënkryetarja e re e bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku.