E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njësitet RSO dhe FIT (njësiti për Intervenim të Parë), të cilët ishin nisur për në pikën 31, siç raporton gazetari i “Zërit”, janë kthyer drejt Mitrovicës, pasi kanë rënë në pritë.
Plagoset polici i ROSU, Thaēi: Specialėt nuk ikėn


Eshtë nisur nga QKUK-ja një ekip mjekësor prej 16 personash për t’iu dalë në ndihmë personave të lënduar gjatë përleshjeve në mes të forcave të Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve lokalë në pikën doganore numër 31.

Më herët, “Zëri” raportoi se një prej policëve të njësisë ROSU është plagosur me plumb në kokë, dhe gjendja e tij është e rëndë.

. . .

Gazetari i “Zërit”, i cili po qëndron në Mitrovicë për të përcjellë gjendjen për së afërmi, ka njoftuar se, teksa po e përcillte aksionin e policisë speciale të Kosovës, të cilët ia kishin mësyrë edhe njëherë portës 31, është qëlluar me plumb në kokë, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njësitet RSO dhe FIT (njësiti për Intervenim të Parë), të cilët ishin nisur për në pikën 31, siç raporton gazetari i “Zërit”, janë kthyer drejt Mitrovicës, pasi kanë rënë në pritë.

Mësohet se polici i plagosur i përket njësitit RSO.

. . .

Thaçi: ROSU është dhe do të mbetet në pikat 1 dhe 31

Pohimet për kompromis me Serbinë, janë hedhur poshtë nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili, sipas RTK, ka potencuar vendimin se policia e Njësisë Speciale të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në pikat kufitare 1 dhe 31.

Ndërkaq ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, konfirmoi se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë në pikën 1 të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Bernjak, kurse në pikën 31, në Jarinje, ai tha se situata është më e paqartë.

Konfirmimi i ministrit Rexhepi pasoi pohimet për tërheqjen e njësisë speciale nga dy pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

. . .

ROSU dhe Njësia e Rendit, ende në pikat 1 dhe 31

Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se Policia Speciale e Kosovës ende është në pikat kufitare, 1 dhe 31, në veri të vendit.

Ndërkaq, po sipas këtyre burimeve, thuhet se njësia speciale, ajo ROSU, është duke u ndërruar nga Njësia e Rendit.

. . .

Çollaku: Nuk ka kurrëfarë marrëveshjeje

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Bekim Çollaku, këshilltari i lartë politik i kryeministrit të Kosovës, ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e pikave kufitare në veri të vendit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Asnjë lloj marrëveshje nuk ka deri më tani. Është çështje sundimit të rendit dhe ligjit, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Çollaku.

Ky reagim i tij erdhi pasi agjencia e lajmeve AP raportoi se është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e NATO-s për largim nga pikat doganore, 1 dhe 31, dhe në to të kthehen doganierët serbë, e po ashtu edhe ata shqiptarë.

Publikuar: 26.07.2011 | 15:34
Lexuar: 763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
amir (26/07/2011 15:58:41) deri ne fund duhet me quuuu qofse ka nevojeeeeeeeeeeeeeee edhe vulllnetare duhet te paraqitemiiiiiiiii vetem e vetem perr te ruajtur sovranitetin e republikes kosovesssssss njehere e pergjithmon ta zghedhim kete problem pershendetje nga shkupi per njesine speciale te kosovess

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime