Gazeta ekonomik "Uollstrit xhërnëll", javën e kaluar publikoi se bankat e mëdha në SHBA po "shpenzojnë qindra orë në përpunimin e planeve në rast se vjen deri te skenari më i keq".
- Bankat amerikane filluan të përpunojnë plane në rast se vjen deri te falimentimi i SHBA-së për shkak të pamundësisë që t'i paguajë borxhet e saja apo nëse ekonomia më e madhe botëroe e humbë rejtingun e saj të tanishëm kreditor, i cili paraqet AAA, pohojnë burime bankare.
"Banka e Amerikës", "Uelles Fargo" dhe "Sitigrup" konfirmojnë se po bëjnë plane për minimizimin e dëmeve nga falientimi i mundshëm i vendit apo nga ulja e rejtingut kreditor, por refuzojnë të paraqesin hollësi për strategjitë e veta.
Gazeta ekonomik "Uollstrit xhërnëll", javën e kaluar publikoi se bankat e mëdha në SHBA po "shpenzojnë qindra orë në përpunimin e planeve në rast se vjen deri te skenari më i keq".
"Disa prej tyre po bëjnë plane për grumbullimin e parave të gatshme, me qëllim që ta rrisin likuiditetin e tyre në rast të krizës", deklaroi për gazetën ekonomisti kryesor i kompanisë "Rigston ICAP", Lu Krendall.
Analistët megjithatë mendojnë se bankat amerikane janë aq shumë të ekspozuara ndaj borxhit qeveritar apo varen prej tij, ashtu që munden shumë pak të bëjnë për të shpëtuar nga kriza.
Obligacionet e Ministrisë amerikane të Financave me dekada llogariteshin si investime maksimalisht të sigurta, kështu që shumë banka, një pjesë të madhe të kapitalit të tyre e kanë investuar në këto obligacione apo letra të tjera me vlerë të Qeverisë amerikane. Muajin e kaluar, bankat amerikane posedonin obligacione shtetërore në vlerë prej 1,66 bilionë dollarëve.
Sipas analistëve, hikuar në mënyrë teorike, bankat kanë disa obsione për mbrojtje të pronësisë së tyre ndaj obligacioneve qeveritare amerikane. Ato mund të blejnë të ashtuquajtura difolt suope kreditore (CDS), përkatësisht instrumente financiare me të cilat investuesit mbrohen nga rreziku i mundshëm përmes kontraktimit të marrëveshjeve për sigurim në rast të falimentimit. Vlera e CDS për obligacionet qeveritare amerikane me afat skadimi për një vit, në maj u rrit dyfish, por ajo edhe më tepër mbet në nivel shumë të ulët.
Bankat gjithashtu llogarisin edhe në dobësimin dollarit në rast të bankrotit apo uljes së rejtingut kreditor të SHBA-së.
Megjithatë, sipas analistëve, bankroti i mundshëm, e madje edhe vetëm uëja e rejtingut kreditor i SHBA-së, do t'u shkaktonte dëme të mëdha bankave dhe ato kanë obsione të kufizuara përr mbrojtje nga skenari i këtillë i pavolitshëm.
"Çka do të mund të bënin ato? Asgjë. Ajo thjeshtë do ta shkatërronte sistem bankar amerikan dhe krejt çka mund të bëjnë bankat është të presin", mendon analisti i kompanisë "Roç Dejl Sekjuritis", Dik Bouvi.
Sipas burimeve bankare, edhe krahas përgatijeve të këtilla, megjithatë në mes bankave në Uollstrit edhe më mbisundon mendimi se Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi i SHBA-së do të arrijnë në moment të fundit të arrijnë marrëveshje për rritjen e limitit për debitim, me çka do të parandalohej falimentimi i vendit, i cili, siç paralajmëroi presidenti amerikan Barak Obama, do të paraqiste apokalipsë ekonomike globale.
Obama kërkon nga Kongresi ta rrisë limitin për garancionet qeveritare për debitim, i cili tani paraqet 14,29 bilionë dollarë, deri më 2 gusht, me qëllim që të parandalohet falimentimi, por kongresistët edhe më tej mbeten të ndarë në mendime rreth rritjes së tatimeve dhe uljes së shpenzimeve buxhetore.