Dhe përderisa burrat kanë dobi nga martesa me gra shumë më të reja, marrë parasysh se në këtë mënyrë e zgjasin jetën, gratë nxjerrin fundin më të trashë në martesë edhe me burra shumë më të vjetër edhe shumë më të ri.
Dhe përderisa burrat kanë dobi nga martesa me gra shumë më të reja, marrë parasysh se në këtë mënyrë e zgjasin jetën, gratë nxjerrin fundin më të trashë në martesë edhe me burra shumë më të vjetër edhe shumë më të ri.
Gjasat që një burrë të vdes më herët mund të zvogëlohen për 1/5 nëse bashkëshortja e tij është më e re se ai 15-17 vjet. Rreziku nga vdekja e më hershme zvogëlohet për 11 për qind nëse partnerja është më e re 7-9 vjet. Studimet në institutin gjerman, Max Planck mes tjerash dëshmuan se burrat të cilët martohen me gra më të vjetra kanë më shumë gjasa që të vdesin më herët. Këto rezultatet treguan se edhe gratë nga partnerët më të vjetër ose më të ri nuk kanë kurrfarë dobie në kuptimin e jetëgjatësisë. Në fakt, gratë, burrat e të cilave janë më të vjetër apo më të ri mes 7-9 vjet kanë 20 për qind më shumë gjasa që të vdesin më herët.
Nëse mosha mes partnerëve është 15-17 vjet, gjasat për këtë janë për 30 për qind më të mëdha. Shkencëtarët thonë se numrat që iu shkojnë në dobi burrave para së gjithash janë rezultatet të seleksionimit natyral, sipas së cilit vetëm burrat më të shëndetshëm dhe më të suksesshëm mund të tërheqin partnere të reja.
Teoria e dytë është se gruaja më e re do të kujdesej më mirë për burrin, andaj ai do të jetojë më gjatë, thotë zëdhënësi i institutit, Sven Drefahl. Studimi, hulumtonte rastet e vdekjes mes viteve 1990 dhe 2005 me popullatën e përgjithshëm të Danimarkës. Sipas mesatares evropiane, shumica e burrave martohen me deri në 3 vjet grua më të re.