E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pohimet për kompromis me Serbinë, janë hedhur poshtë nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili, sipas RTK, ka potencuar vendimin se policia e Njësisë Speciale të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në pikat kufitare 1 dhe 31.
Mitrovicė: Shkėmbim zjarri







Policia e Kosovës ka njoftuar se në pjesën veriore të Kosovës, afër fshatit Zubqe, ka pasur shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe serbëve lokalë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se në këtë shkëmbim zjarri ka pasur të plagosur.

“Në një shkëmbim zjarri është plagosur rëndë një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Sadriu.

Pohimet për kompromis me Serbinë, janë hedhur poshtë nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili, sipas RTK, ka potencuar vendimin se policia e Njësisë Speciale të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në pikat kufitare 1 dhe 31.

Ndërkaq ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, konfirmoi se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë në pikën 1 të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, kurse në pikën 31, në Jarinje, ai tha se situata është më e paqartë.

Konfirmimi i ministrit Rexhepi pasoi pohimet për tërheqjen e njësisë speciale nga dy pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Publikuar: 26.07.2011 | 16:44
Lexuar: 823 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
afiz krasniqi (26/07/2011 18:42:56) pershendetje. po si pas mendimit tim ma heret o desht me marr masa per ket pun se kosova asht shtet dhe ka ligj e as kush nuk asht mbi ligjin shum mir asht ky vendim i qeveris. tung
ilmi krasniqi (26/07/2011 19:05:54) po ket pune eshte dasht moti me krye
po asnje shtet ne bot nuk toleron keta
te panjerze ne nje shtet tjeter te bajne
krime kontraband te mos paguajn kurrfar
takse te demtojn kosoven.
AVNIU NGA MITROVICA (26/07/2011 20:23:50) o shum mir ja ka ba Qeverija e KOSOVES .NJESIJA SPECIALE E POLICIS TE KOSOVES jan Trima edhe jan gjak shqipe krejt popllin e kan me veti.HASHIM THAQ E BAJRAM REXHEP NIHER KA BA NANA

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime