E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë një konference për media të mërkurën mbrëma, kreu i Qeverisë së vendit ka thënë se operacioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses dhe pas tërheqjes së këtyre njësive në pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.
Beogradi qėndron prapa djegies sė pikės 1











Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar Beogradin zyrtar se qëndron prapa djegies së pikës kufitare 1 në veri të Kosovës, ndërsa ka siguruar qytetarët e vendit se nuk do të ketë tërheqje nga veriu dhe se nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

Gjatë një konference për media të mërkurën mbrëma, kreu i Qeverisë së vendit ka thënë se operacioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses dhe pas tërheqjes së këtyre njësive në pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.

“Fatkeqësisht, në orët e pasdites një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderë të strukturave paralele serbe dhe autoritetet e motivuara nga autoritetet e Beogradit kanë sulmuar fillimisht pikën 1 dhe pastaj pikën 31. Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat më të larta politike të Qeverisë së Serbisë. Djegia e pikës 1 është bërë prej njerëzve me maska, por gjithçka është e qartë. Pas kësaj djegie qëndron Beogradi, politika e Beogradit. Kjo është vërtet për të ardhur keq”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se forcat e KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë duke bërë përpjekje me të gjitha forcat dhe potencialin që posedojnë për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë asnjë kompromis rreth masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Aktualisht kemi vështirësi, por nuk do të tërhiqemi, nuk do të ketë kthim prapa, nën asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Kjo është toka jonë, kjo është vendi ynë, kjo është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër, kreu i qeverisë së vendit iu ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim të plotë tek institucionet e vendit dhe KFOR-i.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis me njerëzit vandal dhe të dhunshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai ka ripërsëritur se institucionet janë të vendosura që të mos ketë kthim mbrapa dhe se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

“Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe në asnjë rrethanë”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi ka siguruar qytetarët e vendit se nuk do të ketë tërheqje nga veriu dhe se nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

“Vendimi për instalimin e rendit dhe rregullit edhe në veri të Kosovës nuk është aksidental, është vendim i studiuar mirë, i menduar mirë, me plan dhe do të realizohet me përpikëri për të respektuar plotësisht vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, vendim ky i shtetit sovran për reciprocitet në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Ndryshe situata në veri është tensionuar gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi që serbët kanë djegur pikën 1 si dhe disa objekte përcjellëse të pikës 31, ndërkohë që në këto dy pika janë vendosur trupat e KFOR-it amerikan dhe atyre gjerman.

Tensionimi në veri ka ardhur pas operacionit të Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat që një kohë të gjatë janë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare. Këto dy pika, të cilat janë djegur nga serbët lokal pas shpalljes së pavarësisë, konsiderohen si pikëkalimi i kontrabandës dhe krimit të organizuar./Kosovapress/

Publikuar: 28.07.2011 | 00:13
Lexuar: 373 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime