E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një pako lëpirëse, një maune e rrokullisur, dhe një motocikletë e prishur që që nuk arritën me kohë në vendin e duhur për doganim dhe disa parregullsi të vogla që arrijnë vlerën prej 10.000 eurove, janë arsyet kryesore për marrjen e licencës për speditim, kompanisë Fershped.
Fershpedit i merret licenca e punės










Një pako lëpirëse, një maune e rrokullisur, dhe një motocikletë e prishur që që nuk arritën me kohë në vendin e duhur për doganim dhe disa parregullsi të vogla që arrijnë vlerën prej 10.000 eurove, janë arsyet kryesore për marrjen e licencës për speditim, kompanisë Fershped.

Përfaqësuesi i saj Zoran Arnautov thotë se doganat i kanë marrë licencën edhe pse borxhi ishte paguar. Vendimin e shkallës së parë e ka vërtetuar edhe ai i shkallës së dytë, dhe tani kompania është ankuar në Gjykatën administrative.

“Ka indikacione se ka mashtrim financiare me sigurimet e paguara në këtë rast, kështu që për këtë punë mund të kërkohet përgjegjësi edhe nga ndonjë punëtor doganor. Ndërsa e gjithë kjo neve na shënohet si borxh doganor”, sqaron Zoran Arnautov, përfaqësues i Fershped-it.
Ndërsa federata speditore e Maqedonisë u ka apeluar anëtarëve të saj t’i pezullojnë marrëdhëniet me drejtorinë e doganave, për shkak se marrja e licencave është bërë dukuri e shpeshtë e doganës.

“Nga doganat do të kërkojmë të ndalojë marrjen e licenave dhe dhënien e statusit si subjekte me rrezik të lartë, përkatësisht borxh i grumbulluar prej 10.000 euro. Për fillim deri te bordi drejtues i federatës kam rekomanduar pezullimi e anëtarësimit në trupin këshillues të doganës”, njoftoi Stevica Çorapiq, kryetar i Federatës së speditorëve të Maqedonisë.

Sipas ministrit të financave Trajko Sllaveski në rastin e Fershpedit nuk është e përzier politika
“Jo nuk bëhet fjalë për presione politik. Pse do të kishte nevojë nga një presion politik. Ja unw gjendem në objekt që është i lidhur me këtë kompani dhe këtu jam mysafir i shpeshtë”, tha ministri Trajko Sllaveski.

Me vendimin e doganës, Fershped për 1 viti nuk do të ketë të drejtë të kryej shërbime doganore për kompanitë tjera. Fershped kontrollon 30 % të tregut të speditimit në Maqedoni, dhe sipas drejtuesve të saj kjo do të ndikojë në ekonominë e vendit dhe te 1000 të punësuarit e saj. Deri tani 6 kompani speditore kanë mbetur pa licencë pune. Për këtë qëllim federata e speditorëve në Gjykatën kushtetuese ka kontestuar ligjin për dogana.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 04.06.2009 | 03:57
Lexuar: 701 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime