Hapja e kalimit kufitar mes fshatit Llojan të Likovës dhe Miratoc të Preshevës së shpejti do të bëhet realitet. Përfaqësues të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Serbisë kanë filluar në teren matjet gjeodezike për të caktuar vijën kufitare mes dy shteteve.
Hapja e kalimit kufitar mes fshatit Llojan të Likovës dhe Miratoc të Preshevës së shpejti do të bëhet realitet. Përfaqësues të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Serbisë kanë filluar në teren matjet gjeodezike për të caktuar vijën kufitare mes dy shteteve.
Sipas tyre kufiri do të hapet më së voni deri në qershorin e ardhshëm.
Do jenë kalime lokale dhe të përbashkëta dhe nuk do të jenë kalime ndërkombëtare por do të jenë për qytetarët lokal. Hapja e vendkalimit kufitar nuk mund të parashikojmë saktë kur do të bëhet sepse duhet të kryhen punët në teren, ajo do thotë se në 6 muajt e ardhshëm deri 1 vit presim të hapen vendkalimet kufitare, tha Todor Nanev, përfaqësues i MPJ-së së Maqedonisë.
Pajtohem me z.Nanev se kishte probleme administrative dhe materiale dhe kjo paralajmëron hapin e ardhshëm që vendkalimi kufitar, z.Nanev dha një vlerësim se kur do hapet, unë nuk do jap ndonjë mesatare por unë do doja të bëhet edhe më shpejt se sa Nanev tha, theksoi Sava Stankoviç, përfaqësues i MPJ-së së Serbisë.
Sipas marrëveshjes mes dy shteteve, në këtë vendkalim kufitar do të vendoset vetëm një barakë në të cilën do të patrullojnë ekipe të përbashkëta policore. Përfaqësuesit e Komunës së Likovës dhe Preshevës hapjen e këtij vendkalimi e vlerësojnë si tejet të rëndësishëm.
Kjo do të thotë shumë, unë mendoj se në rend të parë do të afrohen dy Komunat, njerëzit do të kenë shumë më lehtë nuk do të udhëtojnë nga 40 kilometra për të shkuar në Miratoc por do kenë një largësi prej 3 kilometra, sqaron Nexhati Osmani, sekretar i Komunës së Likovës.
Ne presim pa durim hapjen e këtij vendkalimi sepse qytetarët e Preshevës janë ngushtë të lidhur me lidhje familjare dhe aspekte tjera me qytetarët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës, dhe një aktivizim i këtij kalimi kufitar do t'i shkurtonte shumë rrugën, do zvogëlonte mundin e qytetarëve dhe harxhimet që imponohen., shton Rahmi Zulfiu, zëvendëskryetari i Komunës së Preshëvës.
Ata që më së shumti do të përfitojnë nga hapja e këtij vendkalimi janë banorët e fshatit Llojan të Likovës. Ata në vend se të arrijnë tek familjet e tyre për 3 kilometra, një gjë të tillë e bëjnë rreth e rrotull duke bërë kështu edhe nga 70 kilomtra.
Hapja e kufirit do të thotë shumë për neve se na lidh miqasia andej, kjo është mirë nëse bëhet. Unë miqt i kam andej. Këtu i ka 2 kilometra për 10 minuta në këmbë, mirë është nëse bëhet.
Ky nuk është kufi kjo është një mburojë e cila është e vure mes familjarëve të Miratocit dhe Llojanit edhe ky nuk duhet të ekzistojë. Deri tash kam udhëtuar atypari, por tash duhet të udhëtojmë 70 kilometra të bëj për të shkuar deri te farefisi, kjo është mizerie.
Protokolli për hapjen e këtij vendkalimi kufitar mes dy shteteve ishte nënshkruar që nga viti 2003 por për shkak për problemeve administrative punët kanë ngecur. Pjesa e rrugës deri në kufi nga ana e Serbisë është e asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër nga Maqedonia është pothuajse e pa prekur. Sipas marrëveshjes njëkohësisht mes Serbisë dhe Maqedonisë do të hapen edhe dy vendkalime tjera kufitare Ogut-Tërgovisht dhe Cërcoli e madhe Golesh.
Shkëlzen Aqifi