Ekspertiza e Agjencisë për siguri të prodhimeve ushqimore është më se e ashpër, nga 2.760 prodhime ushqimore të cilat janë studiuar, duke pasur parasysh se prodhuesit e tyre pohojnë se kanë efekte pozitive ndaj shëndetit te ata të cilët që i konsumojnë, vetëm 510 janë treguar shkencërisht të sakta.
- Pas porosive të rrejshme për prodhimet dietetike, Bashkimi Evropian vendosi që të merret edhe me porositë e rrejshme në të gjitha produktet ushqimore, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
"E ul kolesterolin", "i përforcon eshtrat", "e lehtëson qarkullimin e gjakut" - këto pseudo-porosi mjekësore të shkruara në prodhimet ushqimore, më nuk do të mund të vendosen. Komisioni evropian mendon që të propozojë një rregull evropiane, të cilën vendet anëtare të BE-së do ta miratonin më së voni gjatë vitit të ardhshëm.
Në listën e Komisionit Evropian u gjetën 44.000 porosi të tilla në produktet ushqimore, dhe të cilat janë dërguar nga vendet-anëtare të BE-së. Komisioni e reduktoi këtë numër të 4.600 raste, të cilat janë studiuar nga agjencia evropiane për siguri të prodhimeve ushqimore. Ai pastaj e zvogëloi listën në 2.760 porosi, industria ushqimore vetvetiu tërhoqi 300 porosi të tilla, 1.500 të tjera të lidhura me ankesa do të shqyrtohen më vonë.
Ekspertiza e Agjencisë për siguri të prodhimeve ushqimore është më se e ashpër, nga 2.760 prodhime ushqimore të cilat janë studiuar, duke pasur parasysh se prodhuesit e tyre pohojnë se kanë efekte pozitive ndaj shëndetit te ata të cilët që i konsumojnë, vetëm 510 janë treguar shkencërisht të sakta.
Ajo që e hedh poshtë efektin pozitiv ndaj shëndetit, nuk do të thotë se prodhimet nuk janë të mira për ngrënie ose pirje, por ata nuk efekte të cilat i thekson prodhuesi.
Pasi do të miratohet kjo rregull e re evropiane, industrive u mbeten në dispozicion gjashtë muaj të jenë në pajtim me legjislativën evropiane, ose t'i zëvendësojnë etiketat dhe ambalazhet me porositë e rrejshme shëndetësore