Studimi për zhvillim, për të cilën si bazë është shfrytëzuar Strategjia energjetike e ASHAM-it, është përpunuar në bashkëpunim me Institutin energjetik "Hërvoje Pozhar" nga Zagrebi dhe Fakulteti Teknik në Manastir.
O sh.a. deri në vitin 2010 planifikon të investojë në 18 projekte me vlerë të përgjithshme prej 82,5 milionë eurosh deri në vitin 2020. Me to planifikohet ndërtim i tre largpërçusve me të cilat Maqedonia do të ndërlidhet me Kosovën, Shqipërinë dhe me Serbinë, trafostacion i ri në Ohër dhe revitalizim i rrjetit ekzistues në Maqedoninë qendrore dhe lindore, si dhe në rajonin e Pollogut.
Planet e këtilla janë përmbajtur në Studimin e prezantuar sot për zhvillim të MEPSO-s, plan investues-operativ me afate konkrete dhe shuma të përpunuara për nevojën e bartjes së konsumatorëve dhe të prodhuesve të energjisë elektrike në dhjetë vitet e ardhshme.
"Bëhet fjalë për propjekte të reja dhe ekzistuese për ndërtim të impianteve të reja ose revitalizim të kapaciteteve ekzistuese me qëllim që ta rrisim kapacitetin transmetues të rrjetit tonë dhe ta përmirësojmë në të njëjtën kohë besueshmërinë në sistem", deklaroi zëdhënësi i MEPSO-s, Nikolla Stojanov.
Sipas tij, studimi është përpunuar në bazë të qasjes rajonale me më shumë skenare dhe modele konform praktikës ndërkombëtare dhe rregullave evropiane.
Nga interkoneksionet drejt vendeve fqinje, në pajtim me Studimin, veçmë janë në përgatitje aktivitetet për ndërtim të largpërçuesit 400 voltësh Shtip-Nish. Investimi i Maqedonisë nga Shtipi deri në kufi me Serbinë është 19,2 milionë euro. Ai duhet të funksionojë në vitin 2013, me çka do të përfundohet pjesa e Korridorit 10 në anën e Maqedonisë.
Sipas Stojanovit tashmë është siguruar korniza financiare dhe në vijim është procedura për ekspropiacion, pas çka pritet të shpallet tender për zgjedhje të kryerësit më të volitshëm.
Si interlidhje jashtëzakonisht të rëndësishme nga MEPSO e theksojnë edhe largpërçuesin 400 kilovoltësh Manatir - Elbasan, investim, i cili nga Manastiri deri te kufiri i Maqedonisë do të na kushtojë 23,4 milionë euro. Nga MEPSO thonë se së shpejti do të fillojë përpunimi i studimit për qëndrueshmëri të tij, me të cilën do të aplikojnë tek korridorët. Duhet të lëshohet në repart deri në vitin 2015.
"Si pjesë e Korridorit 8 ai është ndërlidhje e parë interkonektive mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa me ndërlidhjen shqiptare me Italinë, pritet shteti ynë të bëhet nyje energjetike", theksoi në prezantim Aleksandar Paunovski, pjesëmarrës në përpunimin e studimit.
Ndërlidhja me sistemin kosovar gjithashtu do të jetë me largpërçues 400 kilovoltësh Shkup - Kosova e Re, me investim prej 6,5 milionë eurove dhe fillim me punë në vitin 2020.
Projektet që janë paraparë me studimin për zhvillim do të financohen 30 për qind nga MEPSO, ndërsa të tjerat nga kreditorët Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane Investuese.
Studimi për zhvillim, për të cilën si bazë është shfrytëzuar Strategjia energjetike e ASHAM-it, është përpunuar në bashkëpunim me Institutin energjetik "Hërvoje Pozhar" nga Zagrebi dhe Fakulteti Teknik në Manastir. Ai është pjesë e planit 10-vjeçar për zhvillim të rrjetit transmetues në Evropë, i miratuar nga Asociacioni evropian i sistem operatorëve bartëse ENTSO-E.