Thaçi i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për media me shefin e misionit të EULEX-it, Ksavier de Marnak. Sapo përfunduam një takim të përbashkët me shefin e EULEX-it z.Ksavier de Marnak, që fokus kryesor kishte zhvillimet e fundit në veri të vendit (Kosovës), dhe domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve tona për vendosjen e rendit dhe ligjit atje.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur se veprimet e qeverisë së Kosovës për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, kanë qenë dhe janë veprime kushtetuese, ligjore dhe legale.
Thaçi i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për media me shefin e misionit të EULEX-it, Ksavier de Marnak. Sapo përfunduam një takim të përbashkët me shefin e EULEX-it z.Ksavier de Marnak, që fokus kryesor kishte zhvillimet e fundit në veri të vendit (Kosovës), dhe domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve tona për vendosjen e rendit dhe ligjit atje. Më lejoni, të bëj të qartë edhe një herë se veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit, më saktësisht në pikën 1 dhe 31, për të siguruar zbatimin e masave reciproke dhe vendosjen e sundimit të ligjit atje, kanë qenë dhe janë veprime krejtësisht legjitime dhe askush nuk mund ta vejë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.
Unë e kam them dhe po e ripërsëris se vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit nuk është e drejtuar kundër qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb që jeton atje. Në fakt, qëllimi ynë i vetëm është që duke vendosur rendin dhe ligjin, tiu ofrojmë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit të njëjtat mundësi dhe shërbime, si për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha kryeministri Thaçi.
Njerëzit që jetojnë atje, janë të dërmuar nga krimi dhe kontrabanda e papenguar në 12 vitetet fundit. Ata duan, dhe meritojnë të jetojnë një jetë normale në kuadër të respektimit të ligjit dhe jo të jetojnë në një hapësirë ku ligji është i zëvendësuar me kontrabandë dhe kriminalitet. Komuniteti ndërkombëtar, miqtë tanë evropian dhe SHBA-të, gjithmonë e kanë ditur se ne nuk do të mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që një pjesë e territorit tonë të jetë vrimë e zezë jo vetëm e Kosovës, por edhe e Evropës. Durimi ynë është edhe keqkuptuar dhe keqpërdor. Së fundi, ne me vendosmërinë tonë kemi arritur ti japim fund status quos së hidhur, e cila e ka mbajtur peng jetën normale të qytetarëve që jetojnë në veri, dhe për më tepër ka mbajtur peng të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Që nga 25 korriku, Kosova ka hapur një kapitull të ri që bazohet në respektim të ligjit dhe të sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit. Nuk mund as të mendohet që të bëjmë ndonjë hap mbrapa. Opinioni i gjerë publik e di mirë se ne jemi munduar që përmes dialogut me Serbinë të zgjedhim shumë probleme praktike. Mirëpo, përderisa ne kemi kërkuar bashkëpunimin me Serbisë, kjo assesi nuk ka nënkuptuar se Serbisë do ti jepet e drejta e vetos për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë ka thënë kryeministri Thaçi.
Në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka thënë se nuk do të lejohet asnjë formë e dhunës dhe e frikësimit.
Me lejoni që edhe një herë të shpreh mirënjohjen time të thellë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj, për faktorët ndërkombëtare prezentë në Kosovë dhe ndihmën e tyre. Pavarësisht rrethanave, partneriteti i ynë mbetet çelësi kyç për forcimin e shtetësisë sonë dhe integrimin në strukturat euro-atalantike. Mirëpo, ndonjëherë ndodhë që përkundër objektivave të përbashkëta që kemi, dinamika drejt përmbushjes së qëllimeve tona të përbashkëta të jetë e ndryshme. Ndoshta një situatë pikërisht e tillë, ka ndodhur edhe me veprimet e fundit të ligjshme tona në shërbim të vendosjes së masave reciproke në pikën 1 dhe 31 dhe shtrirjen e sundimit të ligjit në veri të vendit. Tani, unë dua të sqaroj një gjë e cila është shumë e rëndësishme për tu kuptuar drejtë nga partnerët tanë evropian para se gjithash. Kosova nuk ka dyshim në rrugën e saj për integrim në BE dhe në NATO, përkundër faktit se BE-ja ka dështuar që deri më tani ta trajtojë Kosovën njësoj sikur shtetet tjera aspiruese për anëtarësim. Në anën tjetër, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur bashkëpunimin e ngushtë me EULEX-in, në shërbim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ka thënë Marnak.
Po e theksoj, në gjithë territorin e Kosovës dhe jo vetëm në një pjesë të caktuar. Unë jam i sigurt se EULEX do të bëj veprime konkrete në të ardhmen të cilat janë në përputhje të plotë me vetë mandatin e misionit, dhe që janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi. Unë i kam ofruar përsëri bashkëpunim të plotë EULEX-it që bashkërisht, në mënyrë të civilizuar dhe demokratike, të punojmë që të vendosim rendin e ligjin edhe në veri të vendit. Për ne, nuk ka alternativë tjetër, sepse kjo është nevojë fundamentale për ekzistencën e shtetit tonë. Në fund, dua që përsëri të ftoj qytetarët e Kosovës për qetësi, gjakftohtësi dhe përmbajtje nga provokimet e strukturave paralele në veri të vendit. Qytetarët duhet të kenë besim të plotë në kapacitetet shtetërore të Kosovës, në kapacitetet e mekanizmave ndërkombëtar që janë prezent në Kosovë dhe që janë përgjegjës gjithashtu për sundim të ligjit dhe sigurimin e ambientit të sigurt, pra në EULEX-in dhe në KFOR-in, tha Marnak. (Bota Sot)
