E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet per turizimin ne Shqiperi po tregojne se paradoksalisht rritja e numrit te turisteve nuk do te thote nje raport te drejte te te ardhurave. Ky paradoks vertetohet edhe nga te dhenat zyrtare te qeverise.
Paradoksi i turizimit









Në vitin 2010 në Shqipëri, sipas Organizatës Botërore të Turizimit hyne në Shqipëri mbi 2.2 milionë turistë, ose 25.6 për qind me shumë krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat që ekonomia përfitoi nga keta turiste arritën mbi 1.6 miliardë dollarë. Sipas Organizatës Botërore të Turizimit një vizitor që mbërrin në Shqipëri shpenzon mesatarisht 730 dollarë, gjatë qëndrimit të tij këtu.

Të dhënat tregojnë se në tre vjet të ardhurat mesatare që ekonomia përfiton nga një turist kanë rënë me gati dy herë nga 1300 dollarë që ishin në vitin 2008, në vetëm 730 dollarë në 2010.

Rezultatet per turizimin ne Shqiperi po tregojne se paradoksalisht rritja e numrit te turisteve nuk do te thote nje raport te drejte te te ardhurave. Ky paradoks vertetohet edhe nga te dhenat zyrtare te qeverise.

Sipas Ministrisë së Turizmit krahasuar me vitin 2005, numri i turistëve është rritur me mbi 10 herë, ndërsa të ardhurat me vetëm 2.1 herë. Kjo panoramë, bëhet edhe më paradoksale nësë do të merret parasysh rritja e cmimeve.

Në 5 vitet e fundit inflacioni është mbi 20 për qind, që do të thotë se vetëm per kete shkak i njëti numër turistësh, pa marrë parasysh rritjen e vizitorëve, duhet të kishte shpenzuar ne fund te viti 2009 të paktën 20 për qind më shumë se 5 vjet me pare, por rezulton vetem 2. 1 here.

Rezultatet per rritjen e numrit te turisteve japin vetem nje shkelqim te rreme. Rritja e turisteve, por renia e te ardhurave tregon se Shqiperia po afron turizem me pak se me pare.

Publikuar: 30.07.2011 | 17:43
Lexuar: 868 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime