Rrobat e banjës tani nuk janë vetëm për plazh. Janë edhe për atje ku shkojmë afër plazhit. Dhe tendencat nuk janë shumë të rënda. Ka shumë ngjyra. Kemi tendencën klasike të vitit 50-60, që janë rroba e banjës trup, por që janë shumë klasike dhe shumë të thjeshta.
Vera përkthehet me plazhin, plazhi me bikinin, dhe bikini me modën. Prerje seksi dhe me shumë ngjyra, kjo është pamja e veshjeve të bregdetit gjatë verës së 2011-tës.
Kuratori i imazhit të Albanian Screen, stilisti portorikan, Risha Blanco na shpjegon se tendenca e rrobave të banjos këtë sezon, buron nga ngyrat e veshjeve të përditshme.
Rrobat e banjës tani nuk janë vetëm për plazh. Janë edhe për atje ku shkojmë afër plazhit. Dhe tendencat nuk janë shumë të rënda. Ka shumë ngjyra. Kemi tendencën klasike të vitit 50-60, që janë rroba e banjës trup, por që janë shumë klasike dhe shumë të thjeshta.
Nëse kemi nevojë për bikini kemi tradicional dhe stilin brazilian. Janë shumë seksi-thotë Blanko.
Veç kombinimit të ngjyrave dhe luleve modelet dhe prerjet janë të lamishme, por bikinit e ndara janë më shumë në modë këtë vit, krahasuar me ato trup.
Kur e pyesim se a ngjajnë ndopak plazhet e Porto-Rikos me plazhet shqiptare Risha përgjigjet.
Është shumë interesante sepse në Shqipëri më pëlqen shumë femrat pëlqejnë ngjyrat dhe të duken seksi. Eksperimentojnë dhe pëlqejnë look-un me ngjyra dhe lule, ngjyra si portokalli, kuqe dhe bizhuteritë. Isha në jug dhe të gjitha vajzat ishin kështu. Kjo më ngjan pak me Porto Rikon-thekson ai.