E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tashmë disa vite me rradhë, FRI ka arritur të jetë mjaft efektiv me prezencën e tij nëpër media, qoftë ato të shkruara, apo elektronike. Një prezencë e këtillë zakonisht intensifikohet gjatë muajit të Ramazanit.
Muaji Ramazan, pėr Forumin Rinor Islam, muaj i intensifikimit tė aktiviteteve


Kështu, në një manifestim simbolik të titulluar “Mirë se Vjen Muaji Ramazan”, i cili do të mbahet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, FRI shpalos planprogramin e aktiviteteve të cilat do t’i organizojë në ditët në vijim, qoftë në nivel qendror apose në nivel të degëve të FRI-së, e të cilat janë të shumta për nga lloji dhe sasia. Në mesin e këtyre aktiviteteve, theks i veçantë u vu mbi aktivitetet që vijojnë:

AKTIVITETE MEDIATIKE

Tashmë disa vite me rradhë, FRI ka arritur të jetë mjaft efektiv me prezencën e tij nëpër media, qoftë ato të shkruara, apo elektronike. Një prezencë e këtillë zakonisht intensifikohet gjatë muajit të Ramazanit.

Andaj, edhe sivjet, FRI, në nivel të mediave të shkruara, përpos lajmërimit mbi aktivitetet e tij, do të paraqitet edhe me disa shkrime me tematikë fetare, të cilat do të botohen në gazetën Koha në ditët që vijojnë. Kurse, në sferën e mediave elektronike, FRI, për këtë Ramazan ka përgatitur një sër emisionesh dhe programesh të cilat do të transmetohen nëpër disa televizione dhe radio.

Në sferën e emisioneve televizive vlen të theksohet seriali i emisioneve fetare me titull “Ramazani, muaj i dritës” (30 emisione), premiera e të cilave do të emitohet në TV Era gjatë gjitha netëve të Ramazanit, ndërsa seriali i vitit të kaluar (Ramazani, muaj i ndryshimit), i cili u transmetua vitin e kaluar ekskluzivisht në TV Era, sivjet do të transmetohet në disa televizione tjera lokale, si: TV Festa në Kumanovë, TV Koha në Tetovë, TV Gurra në Kërçovë dhe TV Kaltrina në Strugë.

Ndërsa në sferën e emisioneve për në radio, është bërë përgatitja e disa audio emisioneve të cilat do të emitohen në disa radio në mbarë Maqedoninë, si: Radio Shkupi, Radio Haraçinë (Shkup), Radio Bleta,, Radio Bleta dhe Radio Fama (Tetovë), Radio Jehona (Kumanovë), Radio Rinia (Prilep) , Radio Rrapi (Strugë), etj.


AKTIVITETE KULTURORE

Mbrëmje kur’anore


Duke marrë parasyshë se Ramazani është muaji i Kur’anit, Forumi Rinor Islam do të vazhdojë të i realizojë Mbrëmjet kur’anore në disa qytete të Maqedonisë, konkretisht nëpër shumicën e degëve të FRI-së, si: në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kërçovë. Mbrëmjet në fjalë do të ngërthejnë një ligjëratë të shkurtër mbi vlerën dhe rëndësinë e Kur’anit famëlartë, e më pas leximin e disa pjesëve nga ana e disa lexuesve të njohur nga vendi, rajoni dhe nga jashtë.

Poashtu, edhe Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam do të realizojë Mbrëmje kur’anore nëpër disa qytete si: në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Tribuna dhe ligjërata fetare

Tribunat dhe ligjëratat janë pjesë e pandarë e FRI-së, e në veçanti gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Gjatë këtij muaji të bekuar do të realizohen disa ligjerata dhe tribuna nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme.

Po ashtu duhet të përmendim se edhe Sektori i Femrës do të realizojë disa tribuna dhe ligjërata enkas për femrat dhe gratë.

Kuize shkencore

Kuizet shkencore janë pjesë e pandashme e aktiviteteve të FRI-së gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe jashtë tij.

Gjatë këtij viti do të realizohen një sër kuizesh shkencore, disa prej të cilave do të realizohen edhe përmes mediave, si në televizion dhe radio.

AKTIVITETE HUMANITARE

Edhe pse Forumi Rinor Islam nuk është organizatë humanitare, mirëpo pasi që nevoja është e madhe për ndihmë ndaj skamnorëve, ai e sheh të arsyeshme që së paku gjatë muajit të Ramazanit të jetë pranë këtyre familjeve duke u ndihmuar atyre.

Andaj, këtë, në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë, dhe nën moton “Shporta e Ramazanit”, ky aktivitet do të relizohet në Tetovë, Kërçovë dhe Kumanovë.

IFTARE

Marrë parasyshë se iftaret janë simbol i muajit të bekuar të Ramazanit, dhe duke pas parasyshë rolin e tyre në vëllazërimin, afrimin dhe njoftimin me shtresat e ndryshme të popullatës, Forumi Rinor Islam do të organizojë disa iftare nëpër degët dhe nëndegët e tij.

Me këtë rast, Forumi Rinor Islam shfrytëzon rastin që t’u apelojë të gjithë besimtarëve që t’i bashkangjiten karvanit të aktiviteteve të tij, gjatë këtij muaji të bekuar, si dhe më pas.

Publikuar: 31.07.2011 | 10:56
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime