Ndër sukseset e shumta që i ka arritur Komuna e Gostivarit në periudhën dyvjeçare, kryetari Osmani vuri theks të veçantë në marrjen e rejtingut kreditor nga MOODY's, me çka Gostivari u rendit në kulmin e komunave më të suksesshme në vend.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani priti sot në kabinetin e tij, u.d. ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, z.Brian Ageeler me të cilin biseduan për situatën aktuale në vend.
Gjatë takimit, kryetari Osmani njoftoi z. Aggeler me sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit, ku ndër të tjera theksoi problemin e bashkëpunimit me policinë dhe pushtetin qendror në përgjithësi.
Ndër sukseset e shumta që i ka arritur Komuna e Gostivarit në periudhën dyvjeçare, kryetari Osmani vuri theks të veçantë në marrjen e rejtingut kreditor nga MOODY's, me çka Gostivari u rendit në kulmin e komunave më të suksesshme në vend.
Dy bashkëbiseduesin, prekën edhe tema politike. Sa i përket formimit të qeverisë së re, Osmani theksoi se nuk ka vërejtur asgjë të re në ekspozenë e mandatarit Gruevski në lidhje me programin e ri qeveritar. Për çështjen e kontestit me Greqinë, kryetari Osmani potencoi se vetëm një koalicion i gjerë do të mund të kishte kapacitetin për tejkalimin e kësaj çështjeje dhe debllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë.
Ndërmjet tjerash, ambasadori Ageeler, kryetarit Osmani ia përcolli mesazhet edhe ish-ambasadori Reeker i cili prej 15 korrikut kaloi në detyrë të re. Ai uroi kryetarin Osmani për hyrjen e RDK-së në parlament dhe i shprehu mirënjohje për kontributin që dha RDK-ja në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.