Qeveria do të kërkojë më pas nga Këshilli i Komunës që ta zgjedhin njërin prej anëtarëve të këshillit për ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Pas emërimit të Blerim Bexhetit, Ministër të drejtësisë, në Komunën e Sarajit brenda 5 muajve duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme për kryetar të Komunës.
Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi duke sqaruar procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Komunës tha se zëvendësi i kryetarit, në afat prej 15 ditësh duhet të informojë Ministrinë e Pushtetit Lokal me gjendjen e krijuar.
Qeveria do të kërkojë më pas nga Këshilli i Komunës që ta zgjedhin njërin prej anëtarëve të këshillit për ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Prej atij momenti që Qeveria merr shkresë kthyese se është emëruar dikush prej anëtarëve të këshillit, atëherë Qeveria e informon Parlamentin e Maqedonisë që njëkohësisht të konsiderojë se duhet me shpall zgjedhje të reja për kryetar të Komunës së Sarajit dhe ligji jep prej ditës kur merr informatë parlamenti i Maqedonisë, kryetari i parlamentit ka të drejtë të shpallë, 60 deri 90 ditë prej ditës kur ai i shpall zgjedhjet, kështu që për këtë procedurë do të kalojë 4 deri 5 muaj që të mbahen zgjedhjet në Komunën e Sarajit, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.
Partitë politike shqiptare, ende nuk kanë përmendur emrat e mundshëm te kandidatëve për kryetar të Komunës së Sarajit. Jozyrtarisht bëhet e ditur se në garë për të parin e Komunës do të hyjë madje edhe DR-ja e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arriti të marrë asnjë deputet.Shkëlzen Aqifi