E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si në të gjitha vendet e botës ashtu edhe në Maqedoni, besimtarët kanë bërë përgatitjet për nisjen e muajit të agjërimit. Këtë e tregojnë edhe pamjet e tregut i cili është përplot njerëz që blenin prodhime ushqimore “Po, po, po bëhemi gati prej dje.
Besimtarėt pėrgatiten pėr muajin e Ramazanit








Besimtarët mysliman në të gjithë botën nesër nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur'anit famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra.

Si në të gjitha vendet e botës ashtu edhe në Maqedoni, besimtarët kanë bërë përgatitjet për nisjen e muajit të agjërimit. Këtë e tregojnë edhe pamjet e tregut i cili është përplot njerëz që blenin prodhime ushqimore “Po, po, po bëhemi gati prej dje. Falënderimi i takon Allahut që po vjen dhe shpresoj të ketë paqe në botë” tha një blerës.

“Po përgatitemi për Ramazan, blejmë produkte dhe çdo mbrëmje duhet të jemi gati”, tha një tjetër blerës.“E presim me ëndje, kemi çdo të mirë. Ngrihemi për syfyr, bëjmë ushqim” tha një qytetar.“Mirë është, blejmë ushqim, dhe dashtë Zoti të kalojmë mirë” tha një blerës.

Një pjesë e shitësve janë të kënaqur nga fitimi që kanë para Ramazanit kurse një pjesë tjetër thonë se besimtarët nuk mund të përgatiten siç duhet për shkak të gjendjes së rendë ekonomike.“Populli pak po bën përgatitje për Ramazan, nuk kanë para dhe dobët është”, tha një shitës.

“Po bëhemi gati për Ramazan, ka më shumë punë se në ditët tjera”, tha një shitës. Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame. Këtë muaj janë të obliguar të gjithë myslimanët e myslimanet ta agjërojnë, përveç atyre të cilët lirohen nga agjërimi sipas rregullave Islame. Pas mbarimit të muajit të agjërimit, besimtarët falin Fitër Bajramin, festë kjo e mirësisë dhe e solidaritetit me njëri tjetrin. (Alsat-M)

Publikuar: 31.07.2011 | 22:00
Lexuar: 426 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime