Shuarja e televizionit që funksionoi 18 vite, paraqet një ndër sulmet më të rënda për demokracinë e Maqedonisë. U shkatërrua një ndër simbolet e pavarësisë së shtetit të Maqedonisë, pavarësisë së mediumeve, sinonim për pluralizmin dhe lirinë e shprehjes.
Pas vendimit të Agjencisë për komunikime elektronike, për ndalimin e transmetimit të programit A1 ka reaguar partia më e madhe opozitare në vend LSDM-ja duke thënë se pas këtij vendimi qëndron kryeministri Nikolla Gruevski. Sipas deputetit të LSDM-së Emilian Stankoviq, me mbylljen e A1-shit, kryeministri Gruevski ka lënë më shumë se 200 punëtorë të A1 në rrugë pa ekzistencë.
Shuarja e televizionit që funksionoi 18 vite, paraqet një ndër sulmet më të rënda për demokracinë e Maqedonisë. U shkatërrua një ndër simbolet e pavarësisë së shtetit të Maqedonisë, pavarësisë së mediumeve, sinonim për pluralizmin dhe lirinë e shprehjes.
Ky është edhe një vendim i turpshëm që do të shënohet negativisht në historinë e Maqedonisë. Shuarja e A1 nuk ka lidhje me pastrimin e krimit eventual, por paraqet ballafaqim bosh dhe brutal të Gruevskit me mediumet me orientim kritik. Nëse në A1 me të vërtetë ka krim, Gruevski atë mundej ta zbardhte edhe pa e mbyllur televizionin , tha Emilian Stankoviq,deputet i LSDM-së.
Në reagimin me shkrim, VMRO-DPMNE-ja ka hedhur poshtë akuzat e LSDM-së. Nëse LSDM-ja do tia paguante borxhin e saj televizionit A1, të bërë gjatë fushatës parazgjedhore në qershor të 2011, ndoshta televizioni nuk do të shkonte në falimentim, i cili me fuqinë e ligjit solli deri në këtë situatë dhe të punësuarit nuk do të humbnin vendet e tyre të punës.
LSDM-ja duhet të përgjigjet si dhe a do ti mbrojë partnerët e tyre politik nga falimentimi, në raste se ata vijnë në pushtet, për paratë që i kanë borxh shtetit si tatim, por edhe në subjektet private thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, të cilët pyesin se a dërgon LSDM-ja porosi se si në të kaluarën edhe në të ardhmen do të jetë tolerante ndaj krimit dhe me vetëdije do të fsheh tatimin.