E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”, Ivanov ka deklaruar se gjatë fushatës elektorale si dhe ditën e zgjedhjeve ai ka pasur mbështetjen e një numri të madh shqiptarësh.
Ivanov: I respektoj shqiptarėt dhe e kam dėshmuar kėtė








Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov ka deklaruar se deri tani ka treguar se vepron si president i tërë qytetarëve, duke pasur parasysh edhe shqiptarët.

Në një intervistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”, Ivanov ka deklaruar se gjatë fushatës elektorale si dhe ditën e zgjedhjeve ai ka pasur mbështetjen e një numri të madh shqiptarësh.

“Vlerësoj se me punën time kam treguar se veproj si president i të gjithë qytetarëve. Unë jam krenar me modelin e plotësimit të demokracisë multietnike, bashkëjetesës dhe tolerancës, përmes Marrëveshjes së Ohrit, e cila legjitimoi traditën tonë shekullore”, ka theksuar Ivanov.

Ai bën të ditur se është pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet që shënohet Marrëveshja e Ohrit, takime që promovohen dialogje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe demonstrimi përmes aktiviteteve të politikës së jashtme dhe rajonale, me presidentët e rajonit, siç janë takimet me kolegët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.

Presidenti Ivanov gjithashtu ka vlerësuar edhe tërheqjen nga bojkoti i PDSH-së duke u shprehur se kjo parti është mirë që si pjesë e komunitetit shqiptar të përfaqësojë interesat e tyre.

Publikuar: 01.08.2011 | 04:20
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime