E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi kanë biseduar për tri orë me përfaqësuesit e serbëve lokal nga veriu i Kosovës, Stefanovic dhe Bogdanovic janë kthyer në Serbi për t’u takuar në Rashkë me zyrtarin e BE-së, Robert Cooper.
KFOR nuk takon ata qė hynė ilegalishtė nė Kosovė












Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, nuk do të takohet me Borko Stefanovicin dhe Goran Bogdanovicin meqë ata kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter, ka thënë për RTK se ky takim nuk do të ndodhë. Ai ka shtuar se KFOR-i nuk ka hequr dorë nga mënjanimi i pengesave në rrugët që qojnë në Jarinje.

Pasi kanë biseduar për tri orë me përfaqësuesit e serbëve lokal nga veriu i Kosovës, Stefanovic dhe Bogdanovic janë kthyer në Serbi për t’u takuar në Rashkë me zyrtarin e BE-së, Robert Cooper.

Ata kanë thënë se në Kosovë kanë hyrë në rrugë tjera, sepse KFOR-i nuk i ka lejuar të kalojnë në Jarinje, raporton “B92”.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nicolas Hoton, gjatë ditës ka thënë se misioni i BE-së është kundër hyrjeve ilegale të zyrtarëve serb në Kosovë, për të shtuar se ende nuk ka qëndrim zyrtar për arrestimin eventual të zyrtarëve serbë që futen ilegalisht në Kosovë

Publikuar: 01.08.2011 | 17:51
Lexuar: 410 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime