Sipas zyrtarëve Hernandes është figurë kyçe në bandën Juarez. Hernandes i njohur si El Diego akuzohet edhe për sulm me bombë me çrast kishin vdekur katër persona në Ciudad Juarez.
Udhëheqësi i bandës së vrasësve dhe kontrabanduesve me drogë është arrestuar në veri të Meksikës, ndërsa është përgjegjës për vrasjen e afër 1500 personave mes të cilëve edhe vrasjen e një punëtoreje në Ambasadën amerikane.
Policia meksikane njoftoi se Jose Antonio Acosta Hernandez urdhëroi vrasjen e 1,500 njerëzve në shtetin verior Chihuahua. Hernandez dyshohet edhe për organizimin e sulmit ndaj një punëtoreje të Ambasadës amerikane dhe bashkëshortit të saj në Ciudad Juares vitin e shkuar.
Sipas zyrtarëve Hernandes është figurë kyçe në bandën Juarez. Hernandes i njohur si El Diego akuzohet edhe për sulm me bombë me çrast kishin vdekur katër persona në Ciudad Juarez.
Qeveria meksikane kishte ofruar 1,3 milionë dollarë amerikanë për informata që do të dërgonin tek arrestimi i tij, përderisa edhe prokurorët amerikanë kanë deklaruar se duan që ta gjykojnë për rastin e vrasjes së punonjësve të ambasadën amerikane në vitin 2010.