Vendi po jeton me borxhe. Nuk po jeton me shpatullat e veta dhe po e transferon përgjegjësinë tek vendet e tjera dhe mënyra se si po sillet është parazite, ka thënë Putin.
Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po sillet si parazite sa i takon ekonomisë botërore pasi ka një nivel të lartë borxhi dhe se me këtë po kërcënon sistemin financiar global. Ai e ka quajtur gjakpirëse SHBA-në pasi sipas tij po jetojnë përtej mundësive të tyre.
Vendi po jeton me borxhe. Nuk po jeton me shpatullat e veta dhe po e transferon përgjegjësinë tek vendet e tjera dhe mënyra se si po sillet është parazite, ka thënë Putin.
Kryeministri i Rusisë vazhdimisht ka kritikuar SHBA-në se po mban buxhetin me bono thesari dhe detyrime të mbajtura nga klientë nga Kina dhe Rusia. Putin gjithashtu ka kritikuar zgjidhjen që Obama arriti me Kongresin për borxhin duke thënë se vonon gjetjen e zgjidhjes së përhershme.
Putin ka sulmuar SHBA-në gjatë një takimi me të rinj në mbështetje të Kremlinit dhe duket se me këtë deklaratë ka hapur fushatën e parakoshme për zgjedhjet presidenciale ku mund të jetë përballë presidentit aktual. Dimitri Medvedev ka një mbështetje të fortë në disa qarqe në Ushington dhe ka punuar më shumë për të rivendosur marrëdhëniet me homologun e tij, Obama.